Categories Lifestyle

7 ushqime ideale të pasura me magnez, ja ndikimi i madh në zemër

Përpara se t’i drejtoheni farmacisë për të marrë suplementë, lexoni listën e AgroWeb.org me ushqimet më të pasura me magnez të cilat duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor.

Tërshëra
Përfitimet e tërshërës janë të panumërta. Ajo është e pasur me proteinë, fibër dhe disa vitamina të kompleksit B. Një gjysëm racioni me tërshërë plotëson 32% të sasisë së rekomanduar ditore të magnezit.

Spinaqi
Kjo barishte e shëndetshme është e pasur me ushqyes të nevojshëm për mbarëvajtjen e organizmit. Spinaqi mund të hahet i freskët ose i gatuar. Vitamina C dhe kaliumi përthithen më mirë nëse spinaqi hahet i gjallë ndërsa vitaminat A dhe E përthithen më shumë kur spinaqi është i gatuar. Sipas të dhënave, një racion me spinaq përmban 39% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.

Farat e Kungullit
Me një sasi prej çerek filxhani çaji me fara kungulli mund të plotësoni 50% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit. Në të njëjtën sasi mund të përfitoni sasi të mëdha të zinkut dhe acideve yndyrore omega-3.

Farat e Linit
Farat e linit janë të vështira për t’u tretur nga organizmi ndaj rekomandohet që ato t’i konsumoni në formën e pluhurit që të përthithni sa më shumë vlera prej tyre. Farat e linit janë një ndër burimet më të mira të acideve yndyrore omega-3 por edhe të magnezit. Në dy lugë të vetme me fara plotësoni 15% të dozës së rekomanduar të këtij minerali.

Çokollata E Zezë
Çokollata e zezë është e pasur me antioksidantë, hekur, kalçium dhe vitaminat e kompleksit B. Një katror i vetëm i çokollatës së zezë plotëson 24% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit. Për përfitime të mëdha konsumoni kakao të papërpunuar që ka sasi më të mëdha të magnezit.

Avokado
Avokado është e pasur me shumë ushqyes të vlefshëm siç janë vitamina A, C, K, fibra, yndyrnat mono-të-pangopura dhe antioksidantët. Avokado është gjithashtu një burim i shkëlqyer i magnezit. Një kokërr e vetme ofron 58 miligramë magnez ose 15% të dozës së rekomanduar ditore.

Fasulet E Zeza
Këto bishtajore janë të pasura me fibër, antioksidantë dhe proteina. Një racion me fasule të zeza të gatuara përmban 30% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit./AgroWeb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME