Categories Lajme

7 vendet e BE-së ku mund të udhëtojmë pa kufizime

Duke nisur nga dita e sotme, për të udhëtuar drejt Austrisë dhe Holandës mjafton një pasaportë biometrike dhe maska gjatë udhëtimit. Me këto të fundit, deri më tani shkon në shtatë lista e vendeve ku shqiptarët mund të udhëtojnë lirshëm, pa pasur nevojë të arsyetojnë rrugëtimin. Pas rekomandimit të Bashkimit Europian të premten e kaluar, një listë vendesh, si Greqia, Franca, Spanja, Hungaria e Gjermania dhanë të parat “OK” për udhëtimet pa kufizime.

Me rikthimin e lëvizjes së lirë pa kushte përfitojnë të gjithë shqiptarët, jo vetëm ata që jetojnë në një nga vendet e Bashkimit Europian apo për arsye specifike. Holanda është në listën e shteteve “Covid free”, ku mbetet e hapur për udhëtime turistike. Por ndryshe nga pesë të parat, që vendosën disa kritere për të depërtuar, kjo e fundit nuk ka asnjë parakusht për të udhëtuar drejt saj. As tampon negativ e as certifikatë vaksinimi.

“Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Holandës nuk kanë detyrimin të paraqes- in testin PCR apo antigjen në destinacion. Gjithashtu, nuk është e detyrueshme karantina për udhëtarët të cilët udhëtojnë nga RSH në Holandë, pasi konsiderohet vend me rrezikshmëri të ulët infektimesh”, nënvizohet në njoftimin e Ambasadës.

Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që kompanitë ajrore të vendosin kushte për fluturimet. Bëhet fjalë për plotësime formularësh apo kritere të veçanta për pasagjerët në momentin e udhëtimit. Këto janë 7 shtetet ku mund të udhëtojmë pa asnjë pengesë:

Greqia;

Franca;

Spanja;

Hungaria;

Gjermania;

Austria;

Holanda.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME