Categories Sport

Guardiola dhe Enrique e krahasojnë Messin me Shekspirin dhe Bethovenin

Pep Guardiola dhe Luis Enrique e kanë lartësuar Lionel Messin si një gjeni i ngjashëm me Uiliam Shekspirin dhe Ludvig  van Betovenin.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë e feston ditëlindjen e 34-të më 24 qershor, pra sot, dhe njerëzit e Barcelonës shpresojnë se ai do t’iu japë atë shkas për festim duke nënshkruar kontratë të re. i nuk e ka nënshkruar marrëveshjen ende, por vlera e argjentinasit nuk mund të vihet në dyshim pasi ai nuk ka treguar asnjë shenjë dobësimi në lojën e tij në fushë.

Trajneri i tanishëm i Spanjës Enrique, i cili e stërviti Messin nga viti 2014 deri më 2017, duke e fituar Ligën e Kampionëve dhe La Ligën me të, ka thënë: “Është e pamundur ta bartësh topin aq afër këmbëve në një shpejtësi aq të madhe”. “Messi e pranon shumë vështirë humbjen. Mund ta vëresh në ditët pasuese, pas ndeshjes. Në futboll, Messi është gjeni, qartësisht, tamam si Betoveni apo Dali”, shtoi ai.

Ndërsa trajneri i tanishëm i Manchester City Guardiola, më të cilin Messi fitoi më së shumti trofe brenda një periudhe 2008-2012, e përshkroi Messin si një artist. “Leo na bënë mirë të gjithëve. Golat e Leos nuk janë gola, ato janë gjithmonë gola të mrekullueshëm. A mësohet kjo? Jo”, tha Guardiola.

“Ka lojtarë të mahnitshëm, por ka të tjerë që jetojnë përgjithmonë. Messi është artist, po i tillë është. Krahasuar me kë? Miquel Barcelo, Ferran Adria apo Shekspir. Pse? Sepse ata kanë lënë pas diçka që na ka prekur të gjithëve”, shtoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME