Categories Lajme

7-vjeçari noton 1 orë për të kërkuar ndihmë, Shpëtoi motrën dhe babanë (Foto)

Eshtë raportuar gjesti hero i 7-vjeçarit në Florida i cili ka shpëtuar jetën e motrës dhe babait të tij. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se fëmija notoi mbi një orë për të kërkuar ndihmë pasi motra dhe babai i tij u tërhoqën nga një rrymë.

Mësohet se Steven Poust ankoroi varkën e tij në lumin St. Johns në Jacksonville, që dy fëmijët e tij, Chase dhe Abigail të notonin, por vajza e tij u tërhoq nga rryma, e cila ishte shumë e fortë.

Për ti ardhur në ndihmë, babai zhytet për ta ndihmuar po rryma i mori të dy. Këtu “futet” në skenë i mituri i cili notoi për një orë për të arritur në breg. Sapo preku tokën, ai vrapoi në shtëpinë më të afërt për ndihmë.

Ndërkaq, babai dhe motra e tij ishin rreth 3-4 km larg vendndodhjes së varkës dhe u shpëtuan nga Departamenti i Shpëtimit dhe Zjarrit në Jacksonville. “Ne jemi të lumtur të themi që të tre janë rikuperuar dhe janë mirë. Ne nuk mund të kërkonim një rezultat më të mirë.”, deklaruan autoritetet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME