Categories Lajme

PS mbledh nesër Asamblenë, zbardhet axhenda

Të mërkurën, Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare. Mbledhja do të nisë në orën 17.30 e do të zhvillohet online.

Është siguruar axhenda e plotë të mbledhjes, ku bie në sy se një vëmendje të mirë do të marrë analiza e rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit dhe puna e bërë nga strukturat organizative vendore të PS-së.

Po ashtu, selia rozë do të nisë një fushatë anëtarësimi për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e PS-së. Gjatë mbledhjes, do të vendoset edhe për të mbledhur Kongresin.

Axhenda e plotë: Miratimi i projekt-vendimit “Për thirrjen e Kongresit të Kashtëzakonshmë të Partisë”; Informacion mbi gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave organizative vendore të partisë; Miratimi i projekt-vendimit “Për analizat e rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në strukturat vendore të partisë”;

Miratimi i projekt-vendimit “Për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë”; Miratimi i projekt-vendimit “Për zhvillimin e fushatës së anëtarësimeve të reja shtator 2021-maj 2022”;

Miratimi i projekt-vendimit “Për përfundimin e procesit të ngritjes dhe funksionimit të Regjistrit Digjital të Partisë”; Miratimi i kalendarit politico-organizativ të partisë për periudhën 15 qershor-31 dhjetor 2021.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME