Një i moshuar ka ndërruar jetë paraditen e sotme në qytetin e Durrësit, pasi është rrëzuar duke riparuar dollapin në shtëpi. Lajmin e jep Policia e qytetit bregdetar.
Referuar njoftimit zyrtar, bëhet me dije se rënia ka qenë fatale për shtetasin me inciale V.K. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
“Rreth orës 09:40, në lagjen Nr.18 Durrës, shtetasi V. K., 70 vjeç, duke riparuar dollapin në banesë është rrezuar. Dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Durrësit.
