Vlorë në lagjen “kushtrimi ” është vjedhur vaji i transformatorit të energjisë elektrike, në kabinën e kësaj lagje burime nga banoret e zonës bëjnë me dije se autorët e marin vajin me bidona, kova dhe mbushin me vaj transformatorin, ndërkohë burime nga elektriku bëjnë me dije se zona është ende pa drita dhe se banoret deri sa të zëvendësohet transformatori do të qendrojnë në errësirë të plotë.
Ndërkaq situata në këtë zonë vijon të mbetet e rënduar sidomos për bizneset të cilat kanë pësuar mjaft dëme financiare. Edhe pse banorët pretendojnë që janë pagues të rregullt të energjisë elektrike deri në masën 120%, ata janë të destinuar të vuajnë errësirën. E ndërsa OSHEE ka vijuar punën në terren, në këtë zonë për përmirësimin e situatës ku është vjedhur dhe transformatori në kabinën e lagjes “kushtrimi” Shumë banorë janë pa energji këtë mbrëmje, raste të tilla janë shënuar shumë vitet e fundit në Vlorë ku shumë raste të kësaj masakre mbeten pa autorë.


