Categories Sport

Mema: Ia falëm ndeshjen Partizanit, na ndëshkuan dy episode!

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema është shfaqur i zhgënjyer pas humbjes në derbi, ndërkohë që u shpreh se gaboi në zgjedhjen e disa lojtarëve.

“Më vjen keq pasi po luanim shumë mirë, por u ndëshkuam nga dy episode, Nuk na mundi Partizani, por falëm ndeshjen sot, ndaj kjo është keqardhja më e madhe. Do zgjidhja të njëjtën mënyrë loje nëse do të kthehesha as, por ndoshta do ndërroja ndonjë lojtarë.

Mesfusha? Ndoshta mund të ketë probleme, por ne sot ishim duke dominuar tërësisht dhe u ndëshkuam nga një përplasje mes Kërçikut dhe Torrasës, që ishte e pafat. Aty ndryshoi loja, por natyrisht që në javët në vijim do të shohim se si mund të ndryshojmë.

Ne kemi disa objektiva këtë sezon dhe jemi plotësisht në garë edhe pas kësaj humbjeje. Do të vazhdojmë të punojmë nga dita në ditë, pasi pikët janë aty dhe kampionati është shumë i gjatë.

Ndikimi psikologjik? Nuk besoj se do të ndikojë, pasi kemi ende edhe tre sfida, të cilat mund t’i fitojmë pasi ekipi ka shumë cilësi. Nuk kam bërë analizë psikologjike, pasi në derbi të karikon vetë ambienti, por më vjen keq vetëm për tifozët, që sot ishin fantastikë dhe na mbështetën deri në fund”, deklaroi Mema pas ndeshjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME