Categories Lajme

73 vite nga masakra e 26 shkurtit 1951 ku u ekzekutuan 22 intelektualë

Sot bëhen 73 vite nga maskra e 26 shkurtit të vitit 1951, një ndër aktet më mizore të diktaturës komuniste, ku u ekzekutuan 22 intelektualë.

Ekzekutimi u krye nga Sigurimi i Shtetit me vendim të Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Preteksti për aksionin ishte një shpërthim në territorin e ambasadës sovjetike më 19 shkurt të vitit 1951, i organizuar nga punonjës të nëndheshëm antikomunistë.

Më 20 shkurt lidershipi komunist u mblodh dhe zhvilloi asamble duke vendosur për marrjen e masave. Prezent gjatë kësaj asambleje ishin Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Bedri Spahiu, Hysni Kapo, Gogo Nushi, Spiro Koleka, Beqir Balluku dhe Liri Belishova.

Arrestimet u bënë bazuar në listën e përgatitur paraprakisht nga Ministria e Brendshme. Akuza u përgatit dhe u nënshkrua nga prokurori ushtarak Siri Çarçani në datën 25 shkurt 1951, si dhe ishte e njëjtë për të 22 viktimat:

“Këta persona janë pjesë e shërbimit të huaj imperialist të spiunazhit, ata janë bërë pjesë e një organizate terroriste. Ata kanë shpërndarë slogane për një luftë të re nga imperialistët amerikanë dhe britanikë si dhe satelitët e tyre.” – Siri Çarçani, prokuror ushtarak gjatë Shqipërisë komuniste.

Listat e të arrestuarve, ishin përgatitur përpara hedhjes së bombës në Ambasadën Sovjetike. Përzgjedhjet u bënë nga gjithë trevat shqiptare: intelektualë e qytetarë nga Prizreni, Gjakova, Shkupi, Shkodra, Dibra, Tirana e deri në Delvinë, Gjirokastër e Korçë, në mënyrë që terrori komunist të godiste e të nënshtronte gjithë Shqipërinë.

22 intelektualët u arrestuan dhe u mbajtën në qeli midis datave 20 dhe 22 shkurt 1951, dhe më pas u ekzekutuan më 26 shkurt. Të ekzekutuarit ishin: Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjerin Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorraliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka, Lluka Rashkoviç.

Viktimat e pafajshme, u pushkatuan në mesnatën e 26-27 shkurtit në breg të lumit Erzen, pranë fshatit Mënik dhe u hodhën në një gropë të madhe të përbashkët, të lidhur me njëri-tjetrin me tela me gjemba. Në mesnatë fshatarët e Mënikut dëgjuan krisma të pandërprera pushkësh, ndërsa në të gdhirë panë një skenë të llahtarshme: diku dilte një dorë, diku një këmbë, diku flokë të përgjakur.

Një prej intelektualëve të arrestuar, Jonuz Kaceli u vra një ditë më parë (25 shkurt) nga Mehmet Shehu pasi Kaceli e grushtoi Shehun në fytyrë pas një bisede interroguese të gjatë ku Kaceli akuzohej për tradhti nga Shehu dhe Rasim Dedja.[6] Kaceli u hodh nga dritarja por në fakt tek të tjerët u komunikua se kishte bërë vetëvrasje.

Viktimave akuza nuk iu komunikua kurrë dhe për më tepër gjyqi nuk u zhvillua asnjëherë.

Pas ekzekutimit të tyre, do të kishte vrasje të tjera. Kështu, pas 25 ditëve u varën dy fshatarë të cilësuar kulak, në rrethin e Devollit; në rrethin e Lushnjes u ekzekutuan 9 të tjerë, në Vorë u ekzekutuan dy. Të ekzekutuar pati edhe në rrethe të tjera, ndërsa të dënuarit politikë ishin me qindra.

Ishte hera e parë që Ligji për Agjitacion dhe Propagandë u vu në zbatim dhe figurat me ndikim të aftë për të konsoliduar opozitën ndaj regjimit u eliminuan fizikisht.

Më vonë u zbulua se bomba ishte orkestruar në fakt prej Qazim Laçit dhe Hysen Llullës. Në vitin 1991, të vdekurit u shpallën zyrtarisht të pafajshëm dhe në vitin 2008 u dhanë pas vdekjes Urdhri i Nderit të Kombit.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME