Categories Lajme

8 autoambulanca presin përpara Infektivit për të shtruar pacientët, qytetarja: Kemi tre orë këtu

Tetë autoambulanca presin në radhë që pacientët që janë brenda tyre të shtrohen në spitalin Infektiv. ABC bëri një vëzhgim duke parë nga afër situatën pranë këtij spitali ku familjarët qëndrojnë jashtë kangjellave duke pritur një lajm për të afërmit e tyre. Një prej tyre tregon për ABC se pret përgjigje për kunatin e saj i cili prej tre orësh vijon të qëndrojë në ambulancë pa asnjë përgjigje. Ai thotë se ka të tjerë që presin më shumë se 6 orë ndërsa i kërkon ministres të vërë dorën në zemër për ta.

Kam vëllain e burrit. Bëmë një vizitë te dispanseria dje dhe na thanë se ka ftohje. E thirrën dje këta të urgjencës dhe thanë sille të vijë në spital. E sollëm dhe ka dy tre orë në autoambulancë. Desha të bëj thirrje për ministren që të vejë dorën në zemër sepse jemi njerëz të thjeshtë dhe prapë shesim shtëpitë për të shpëtuar jetën. Ai është 69 vjeç nuk ka sëmundje të tjera. Ne për të mirë e sollëm këtu jo për ta lënë si qen aty. Ka të tjerë që kanë edhe 6 orë që rrinë aty me autoambulanca janë gjynah”, shprehet ajo./mv.abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME