Categories Lifestyle

8 gabimet që ne bëjmë gjatë larjes së dhëmbëve

Si të heqim erën e keqe të gojës? Kujdesi ndaj dhëmbëve paraqet një rëndësi të madhe për shëndetin por edhe paraqitjen tonë, raporton “Bright Side”. Disa nga gabimet që ne bëjmë gjatë kujdesit ndaj dhëmbëve janë këto: Kujdesi ndaj erës së keqe të gojës – Për të dalluar nëse keni erë të keqe të gojës ju duhet të lëpini pjesën e kyçit të dorës, prisni 5 deri në 10 minuta dhe më pas merrni erë.

Mos pini asgjë pas larjes së dhëmbëve – Çdo pije qoftë edhe qaji dëmtojnë dhëmbët por për të mbajtur erën e mirë të pastës mos pini asgjë pas larjes së dhëmbëve. Shpëlarja e dhëmbëve pas larjes – Gjatë shpëlarjes së dhëmbëve mos e gëlltitni ujin që keni në gojë. Nuk i lani dhëmbët mjaftueshëm – Larja e dhëmbëve për 30 sekonda nuk ka ndonjë rezultat, dhëmbët duhet të pastrohen së paku dy minuta.

Mos i bëni presion dhëmbëve me brushë – Dhëmbët duhet të pastrohen për dy minuta por jo ti pastroni ato me gjithë fuqinë tuaj sa që edhe brusha të filloj të dëmtohet. Pastrimi i dhëmbëve pasi të keni përfunduar ushqimin – Nuk preferohet të pastrohen dhëmbët pasi të keni përfunduar ushqimin, preferohet që pas 30 minutave pasi që të keni ngrënë dhëmbët mund të pastrohen.

Nuk i ndërroni brushat për një kohë të gjatë – Brusha e dhëmbëve duhet ndërruar çdo tre muaj që të keni rezultate më të mira gjatë pastrimit të dhëmbëve. Kur jeni të sëmurë përdorni të njëjtën brushë – Gjatë kohës që jeni të sëmurë duhet ta ndërroni brushën sepse brusha nuk vret bakteret, në qoftë se e përdorni të njëjtën brushë edhe gjatë kohës së rikuperimit tuaj do të ndodhë ndonjë infektim i gojës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME