Categories Covid-19

80 shtrime në spital vetëm javën e fundit, Manastirliu zbulon se çfarë do të ndodhë nëse do të ezaurohen shtretërit

Shifrat e larta të infektimeve Covid në vend kanë çuar në rritje edhe të shtrimeve në spitale. Aktualisht në të tre spitalet Covid rezultojnë të shtruar 360 pacientë, çka do të thotë që sipas shifrave të vetë ministrisë, mbeten të lirë edhe 190 shtretër. Por duke parë ritmet e shtrimeve, ku vetëm gjatë javës së fundit ka patur rreth 80 shtrime, rrezikon që brenda një muaji edhe shifra prej 550 shtretërish të ezaurohet.

E pyetur lidhur me këtë fakt, në emisionin “Opinion” Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha: “Ne jemi përgatitur për të patur edhe 1600 të shtruar, duke përfshirë edhe spitalet rajonale. Ka shtretër të lirë në spitalin Covid 3, në infektiv ka hyrje dhe dalje”.

Ndërkohë, e pyetur nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me mungesën e mjekëve reanimatorë, Manastriliu tha se ky është një fenomen që ndodh në të gjithë botën. “Reanimatorët janë  profesionet më të kërkuara, jo vetëm këtu, por në të gjithë botën. Çështja e reanimatorëve është një gjë, siç janë të rëndësishëm edhe pneuomologët, edhe infeksionistët, edhe laborantët, edhe infermierët”, u shpreh Manastirliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME