Categories Lajme

Basha: Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, të hapen spitalet rajonale

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim më qytetarët në Lushnjë ku diskutoi për situatën e pandemisë.

Në një takim të hapur në qendër të qytetit Basha tha se, “Edi Rama dhe qeveria e tij nuk kanë mbajtur asnjë premtim në këto 7 vite, por dështimi më i madh që po i kushton shqiptarëve jetë dhe shëndet është dështimi me shëndetësinë”.

“Ndër premtimet e pa mbajtura qëndron edhe premtimi për shëndetësi falas që më pacipësi e përsëriti edhe para disa ditësh ndërsa kaloi buxhetin e fundit të qeverisë së tij në ikje. Shëndetësi falas! Shëndetësi falas premtoi! Shikoni ku jemi sot. Sot u krahasua me Gjermaninë dhe me Francën. Ra me këmbët e tij brenda. Gjermania jep 24 %të prodhimit të brendshëm bruto (GDP) kundër COVID dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë, për të ndihmuar bizneset që po falimentojnë, për të mbajtur të hapura vendet e punës. Franca 23 përqind të GDP. Po ky? Sipas FMN-në më pak se 1 përqind, 0.89 përqind ka dhënë kundër COVID-it. Pse? Sepse lekët që ua merr shqiptarëve, paratë e taksave të shqiptarëve në vend që ti investojë tek shëndetësia, në vend që ti investojë për të ndihmuar familjet në nevojë, në vend që t’ju japë të papunëve dhe familjeve në nevojë të cilët në këtë periudhë pandemie janë shtuar e dyfishuar, këto para i transferon prapë tek miqtë e tij, tek mafia e plehrave”, – tha Basha.

Po ashtu, Basha tha se qeveria në vend që të ndihmojë qytetarët në kohë pandemie, paratë e taksave të tyre i çon për një grusht miqsh të kryeministrit dhe solli shembullin e inceneratorëve ku sipas tij vetëm dy ditë më parë plot 800 milionë lekë kanë shkuar për inceneratorin e Elbasanit.

“Edhe këtë javë 800 milionë lekë të taksave tuaja, banorëve më të varfër të Ballkanit ia ka dhënë inceneratorit të Elbasanit”, – deklaroi Basha.

Sipas tij sikur këto para të ishin përdorur për shqiptarët dhe ekonominë e shëndetësinë nuk do të kishim këtë situatë të rëndë që kemi sot.

“Imagjino se sa familje mund të kishte ndihmuar me këto para që kanë humbur edhe vendin e vetëm të punës sepse kryefamiljari apo kryefamiljarja janë larguar nga puna apo biznesi është mbyllur. Imagjino se sa pensionistë mund të ndihmonte me atë atë çekun që kemi propozuar ne, 20 mijë lek në muaj për të paguar të paktën shpenzimet shtesë për shkak të pandemisë. Imagjinoni se sa të sëmurë nuk do të dergjeshin apo edhe nuk do të vdisnin nga COVID nëse këto para do të shkonin për të rimbursuar paketën e ilaçeve kundër COVID-it që në rastin më të mirë shkon 50-100 mijë lek, mesatarja 600 mijë lek, shkon në 1 milion e 200 mijë lek për një të sëmurë. Po për dy? Po për tre? Imagjinoni se çfarë do të kishte mundur të bënte nëse paratë do ti çonte tek spitalet?! Nëse këtu në Lushnjë, në Fier, në Durrës e kudo në Shqipëri në spitalet rajonale njësoj si në Kosovë apo në Maqedoni do të kishin repartin e posaçëm për të trajtuar të sëmurët me COVID”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME