Categories Lajme

Ndarja nga jeta e Koço Devoles, flet Agron Llakaj: Jetonte në shtëpi me qera

Në një intervistë, djali i aktorit Koço Devole, Genci do të jepte shpresë duke thënë se gjendja e të atit është e stabilizuar dhe mjekët këtë e kanë parë si një shenjë të mirë. Emisioni “Ftesë në 5” i kushtoi pjesën e parë të puntatës së kësaj të hëne, ndarjes nga jeta të të madhit Koço. Të ftuar ishin miqtë e tij, një ndër ta edhe aktori Agron Llakaj.

Përpos të gjithë kujtimeve të bukura, që lidhen me aspektet profesionale por edhe ato familjare, pasi aktorët ishim miq shumë të mirë, Llakaj veçon një fakt që shumë pak njerëz flasin.

Agroni citoi se “Koço ishte një thesar i humorit shqiptar, thesar dhe iku aq i varfër, është dhimbje”. Me këtë ai iu referua vështirësive financiare që u gjend aktori në pjesën më të madhe të jetës. Llakaj e cilësoi si hipokrizi lavdet e thurura për aktorin, ndërsa shtoi se askush nuk u kujtua për të sa ishte gjallë. Ai theksoi se aktori ka jetuar në një shtëpi me qira dhe ajo që mori me vete ishin vlerësimet dhe të qeshurat e publikut.

“Ai ishte një thesar i humorit shqiptar, thesar dhe iku aq i varfër, është dhimbje. Unë do të thosha që fati i keq i artistëve, sa janë gjallë nuk kujtohet njeri për ta, por kur largohen të gjithë thurin lavde. Një hipokrizi që gjendet kudo. Vlerësojini njerëzit sa janë pranë nesh, sado që themi ne, Koço nuk dëgjoi asgjë. Të mos harrojmë që ai u largua i varfër nga kjo botë, në një shtëpi me qira, e bën dyfish dhimbjen më të madhe”, tha Llakaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME