Categories Lajme

“Jemi lodhur ne, por jo virusi”, kreu i OBSH-së paralajmëron krizë tjetër globale

Edhe pse ne mund të jemi lodhur nga Covid-19, virusi nuk është lodhur me ne. Kështu deklaroi shefi i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, për të cilin, bota nuk duhet të mbyllë sytë para virusit dhe të shpresojë që ai do të largohet një ditë. ‘Ne mund të jemi lodhur nga Covid-19, por virusi nuk është lodhur me ne. Ai ka në shënjestër ata me shëndet të dobët. Por, ka në shënjestër edhe dobësi të tjera po ashtu: pabarazinë, ndasinë, mohimin, injorancën. Ne nuk mund të negociojmë me të dhe as nuk mund të mbyllim sytë me shpresën se ai do të largohet vetë një ditë- tha shefi i OBSH-sw.

Sipas shefit të OBSH, kjo nuk do të jetë kriza e fundit globale e shëndetit publik. Kur të mbërrijë kriza e radhës, duhet që bota të ketë mësuar nga ky pësim dhe të jetë e përgatitur. Kjo – tha shefi i OBSH – është mundësia jonë për të shkruar atë histori, tani. Sipas tij, një vaksinë është urgjente për të vënë nën kontroll pandeminë, por ajo nuk do të mund të luftojë problemin në rrënjët e tij. Një vaksinë, nuk mund të adresojë investimet e munguara globale, në shërbimet thelbësore publike dhe sistemet e lodhura të shëndetësisë. Ghebreyesus mirëpriti lajmet inkurajuese të vaksinave përmes tëitterit, duke iu referuar lajmit për sigurinë e vaksinës së Pfizer, ndërsa më herët, OBSH kishte bërë të ditur se vaksina kundër Covid-19 do të ishte e disponueshme deri në mars të vitit të ardhshëm, për të ndryshuar kështu rrjedhën e pandemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME