Categories Politike

Akuzat e Ramës ndaj opozitës për raportin e Dick Marty-t, reagon shefja e “Human Rights”

Shefja e organizatës së njohur të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, “Human Rights Ëatch” për Europën, Lotte Leicht ka bërë sot një seri komentesh në faqen e saj zyrtare në Tëitter për procesin e nisur në Gjykatën Speciale të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ajo fillimisht e cilëson nisjen e këtij procesi një gjë për t’u vlerësuar sepse në këtë mënyrë do të hidhet më shumë dritë mbi atë që ka ndodhur gjatë luftës së Kosovës.

“Sot ishte paraqitja e parë në gjyq e ish-Presidentit Hashim Thaçi, i akuzuar me 3 udhëheqës të tjerë të lartë të UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Çështja para gjykatës speciale me qendër në Hagë shënon një hap vendimtar për drejtësinë dhe shtetin e së drejtës – në Kosovë dhe më gjerë. Viktimat, të mbijetuarit dhe familjet e tyre tani më në fund mund të mësojnë të vërtetën dhe të marrin drejtësi” – shkruan Leicht që bën edhe 2 kërkesa.

Leicht thotë se duhet që të sigurohet mbrojtje e fuqishme e dëshmitarëve, gjë që sipas saj ka minuar shumë raste në të kaluarën në Kosovë. Së dyti ajo kërkon të ketë gjykime të drejta dhe sa më shpejt të jetë e mundur si dhe të pandehurit të gëzojnë të drejtat e procesit të rregullt ligjor.

Leicht ndalet më pas te kritikat që i bëhen gjykatës, por ajo mbështet idenë se duhen ndarë personat e përveçëm nga ngjarjet duke theksuar se krimet më të mëdha në Kosovë i kanë bërë serbët.

“Kritikët e gjykatës e përshkruajnë atë si një përpjekje të njëanshme, antishqiptare. Por akuzat përfshijnë ndalimin dhe vrasjen e shqiptarëve etnikë. Dhe shumë viktima serbe dhe rome u zhdukën pas luftës, aq të palidhura me armiqësitë.

Asnjë nga këto nuk fshin realitetin e mirë-dokumentuar se numri i madh i krimeve të luftës në Kosovë janë kryer nga forcat serbe dhe jugosllave. Për këtë, drejtësia ka qenë e turpshme dhe e dobët. Në Serbi, kriminelët e dënuar të luftës vlerësohen si heronj. Lexoni këtu raportin e HRW mbi konfliktin në Kosovë, gjithashtu i disponueshëm në shqip dhe serbisht.

Kritikët gjithashtu ngatërrojnë, me qëllim ose nga keqkuptimi, ndryshimin midis jus ad bellum (ligjet e agresionit) dhe jus in bello (ligjet e luftës). Çfarëdo që mendoni për të drejtën ose arsyen e UÇK-së për të luftuar, rregullat se si luftohet zbatohen për të gjitha palët.” – shkruan Leicht, citon lapsi.al.

Në fund shefja e “Human Rights Watch” për Europën i ka kushtuar vëmendje akuzave të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe akuzave të ditëve të fundit që ai ka bërë ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha si të përfshirë në dosjen e “Shtëpisë së verdhë”.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duhet ta dijë këtë dhe të ndalojë së shpifuri për gjykatën e mbështetur nga BE dhe SHBA si një sulm ndaj “drejtësisë së paprekshme të luftës çlirimtare”. Kjo gjykatë ka paditur individë për krime të pretenduara, jo një lëvizje, një grup të armatosur apo një kauzë. Pse po i mbron ata?

Përpjekjet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për të përdorur Gjykatën e Kosovës si një armë kundër opozitës shqiptare janë të turpshme dhe të gabuara – një fyerje për viktimat. Kosova është duke dhënë një shembull për bashkëpunimin e saj me Gjykatën Speciale” – shkruan Leicht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME