Categories Kulture

80 vite nga lufta e Drashovicës, një nga betejat frontale më legjendare të Luftës Nacional Çlirimtare Vlorë-Gjirokastër

TEK URA NË DRASHOVICË.

80 vite nga lufta e Drashovicës, një nga betejat frontale më legjendare të Luftës Nacional Çlirimtare ndodhur në Zonën e Parë Operative, Vlorë-Gjirokastër.

Çetat e batalionet në bashkëveprim edhe me forcat teritoriale të zonës, pre 15 Shtatorit e deri në 04 Tetor, arritën të çarmatosin ushtrinë italiane e menjëherë të përballen me mbi 1 mijë ushtarë nazistë, dislokuar në gazermat e Kotës e për rreth.

Një luftë nga më të ashpërat e ballë për ballë me armikun me fitimtarë partizanët. Sot pas 80 vitesh, përmes një aktiviteti e ceremonie të organizuar nga Bashkia e Selenicës në bashkërendim edhe me Këshillin e Qarkut Vlorë, u përkujtua me shumë nderim e mirënjohje jubileu i madh i dekadës së 8-ë.

Lavdi e mirënjohje për luftëtarët, nderim për 23 dëshmorët që derdhën gjakun por edhe për të plagosurit, midis tyre bijtë e shquar të Labërisë; Hysni Kapo, Arif Hasko e Mevlan Dervishi. Kryetari i Bashkisë së Selenicës, Nertil Bellaj mbajti fjalën e rastit pastaj përshëndetën edhe Balil Banushi, kryetar i shoqatës së veteranëve dhe Blendi Klosi, deputet, përgjegjësi politik i qarkut të Vlorës. Në fund një koncert artistik me grupet labe të zonës dhe këngëtaren Ludmilla Baballeku . Lavdi 80 vjetorit të Luftës së Drashovicës! Nga Sejmen Gjokoli

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME