Categories Lajme

“85% e qytetarëve shqiptarë kundër vaksinës″

Një ditë më parë, dhjetëra qytetarë dhe aktivistë zhvilluan një protestë-marshim kundër vaksinës me detyrim dhe rrjetit 5G. Në lidhje me këtë protestë, JOQ Albania zhvilloi një sondazh, ku morën pjesë më shumë se 45 mijë qytetarë në më pak se 24 orë, me temë: Në rast të zbulimit të vaksinës anti Covid-19, a do të ishit të gatshëm ta bënit tek vetja dhe fëmijët tuaj.

Deri më tani, 85% e qytetarëve janë shprehur se nuk do ta bënin vaksinën anti Covid-19, kur ajo të dalë. Në lidhje me sondazhin tonë, ka reaguar avokati i njohur, Altin Goxhaj, i cili me anë të një postimi në “Facebook”, u ka dhënë të drejtë qytetarëve që kanë votuar kundër vaksinimit. Sipas Goxhajt, qeveria e Ramës kërkon t’i vrasë shqiptarët dhe pas rrënimit dhe shpopullimit vetëm një gjë e tillë do të mbetet pa u bërë. Avokati citon edhe deklaratat kërcënuese e të përsëritura shpesh nga kryeministri Rama, i cili theksonte se do të heqë dorë nga izolimi dhe karantimi i shqiptarëve kur OBSH të nxjerrë vaksinën anti-koronavirus.

Më tutje, Goxhaj nënvizon se ky perceptim publik tregon se jemi në luftë jo me virusin, por me qeverinë. Goxhaj u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës që do të zhvillohet më 25 qershor para Parlamentit, kundër ndalimit të votimit për zgjatjen e masave represive anti-koronavirus, shpopullimit dhe falimentimit të Shqipërisë.

Reagimi i plotë: SHQIPTARËT BESOJNË SE QEVERIA E EDI RAMËS KËRKON TI VRASË!!! DHE KANË TË DREJTË 100% SPS PAS RRËNIMIT DHE SHPOPULLIMIT VEÇ KJO KA MBET PA BËRË! Vetëm në ditën e parë të sondazhit të Portalit të vetëm që ka mundësi si teknike dhe të besueshme të bëjë sondazhe online në rrjetet sociale, @JOQ Albania, (sondazh që do të zgjasë 1 javë dmth ka edhe 6 ditë kohë për të votuar) kanë votuar brenda 24 orësh mbi 45 mijë vetë në masën 85% kundër vaksinimit të mundshëm ns kjo vaksinë do të shpikej dhe Qeveria do të kërkonte tua bënte shqiptarëve!!!

Kjo lidhet ngushtë me kërcënimin e Ramës i cili ka deklaruar se do të heqë dorë nga Izolimi dhe karantimi i shqiptarëve veç kur tu bëjë të gjithëve vaksinën e OBSH të Kinës dhe Bill Gates!!! Ky perceptim publik tregon se jemi në luftë për jetë e vdekje jo me virusin por me Qeverinë!!!

Brenda 24 orësh shqiptarët panë se si Qeveria përcakton me emër dhe mbiemër se cili kundërshtar apo akuzuers politik do të tamponohet dhe para se ti bëhet tamponi përcaktohet që është i infektuar me Covid! Tashmë Qeveria ka avancuar! Për të zgjatur Gjëndjen e Fatkeqësisë Natyrore në mënyrë që të zgjasë masat ndëshkuese dhe frikësuese ndaj qytetarëve dhe ekonomisë në agoni të plotë, Qeveria ka përmbytur opinionin publik me anë të mediave që komandohen nga Endri Fuga të gjoja një vale në rritje dhe këtë e plotëson duke shpikur VIPa të infektuar ndërkohë kështu si rastësisht shumica dërrmuese janë administratë spitalore dhe shtetërore! Tashmë jemi në fazën që u duhet të vdekur dhe çdo i sëmurë në prag të vdekjes me sëmundje të tjera etiketohet si i sëmurë me Covid! Por kjo është edhe një armë vrasëse!

Ndaj qytetarë, kujdes! Këshillë për ata që e duan jetën: Ns Rama ju dërgon gjoja personel mjekësor apo shtetëror (refuzoni telefonatat) për t’ju bërë teste covidi kërkojini të identifikohen & fotografojini duke ua bërë të qartë që i dyshoni për vrasje! Por mos harroni! Të Enjten, në dt 25 Qershor 10:00 duhet të tjemi të gjithë para Parlamentit për të ndaluar votimin e zgjatjes së masave Diktatoriale dhe Rrënuese që synojnë Zgjatjen e Gjëndjes së Fatkeqësisë Natyrore që të falimentojnë edhe atë biznes turistik dhe jo turistik që ka mbetur pa falimentuar në kuadër të Axhendës Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME