Categories Lajme

Ahmetaj merr lopatën, sqeparin dhe zhytet në llaç, Shefi i madh e vëzhgon

Për t’u bërë njësh me titullin e dikasterit që drejton, ka shkuar sot me kryeministrin për të parë nga afër punimet në shkollën 9-vjeçare dhe kopshtin Njazi Mastori në Sukth të Durrësit.
Është e pabesueshme se çfarë mund të bëjë njeriu i shkretë për të rënë në sy, për të patur rreth vetes gjithçka ka dashur e për të qenë gjithmonë i preferuari. Por puna është puna, e si i thotë populli, do edhe sakrifica. E jo dosido…!

E tillë ka qenë edhe dita sot për ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Për t’u bërë njësh me titullin e dikasterit që drejton, ka shkuar sot me kryeministrin për të parë nga afër punimet në shkollën 9-vjeçare dhe kopshtin Njazi Mastori në Sukth të Durrësit.

Për t’u bërë njësh me titullin e dikasterit që drejton, ka shkuar sot me kryeministrin për të parë nga afër punimet në shkollën 9-vjeçare dhe kopshtin Njazi Mastori në Sukth të Durrësit.
Është e pabesueshme se çfarë mund të bëjë njeriu i shkretë për të rënë në sy, për të patur rreth vetes gjithçka ka dashur e për të qenë gjithmonë i preferuari. Por puna është puna, e si i thotë populli, do edhe sakrifica. E jo dosido…!

E tillë ka qenë edhe dita sot për ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Për t’u bërë njësh me titullin e dikasterit që drejton, ka shkuar sot me kryeministrin për të parë nga afër punimet në shkollën 9-vjeçare dhe kopshtin Njazi Mastori në Sukth të Durrësit. Por ai nuk është mjaftuar vetëm duke parë. Në disa foto të shpërndara vetë nga ai në Facebook, ministri ka marrë në dorë lopatën e ka mbushur me llaç e më pas e ka hedhur në karrocën e punëtorit. Kryeministri nuk i është bashkuar në këtë paradë të rastit, por ne që e pamë u mrekulluam, si ai vetë.

Urojmë që duart e Ahmetajt sot të jenë po aq të buta si para se të prekte sqeparin, se helbete, ato shkresa ku luhet fati dhe financat e shqiptarëve kërkojnë edhe gishta po aq të fortë. Disa ditë më parë, u vu re që ministri çalonte disi, dhe nuk u kuptua arsyeja. Le të lutemi që nuk ka qenë ndonjë përvojë si kjo e sotmja. Për më shumë ndiqni fotot dhe lutuni miq, lutuni. Eh çfarë politikanësh kemi…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME