Categories Lajme

85-vjetori i lindjes, Margariti: E pamundur të mos buzëqeshim kur kujtojmë Skënder Sallakun

Ministrja e Kulturës Elva Margariti përkujtoi sot aktorin e  mirënjohur Skënder Sallaku në 85-vjetorin e lindjes. “Është e pamundur të mos buzëqeshim sa herë kujtojmë aktorin Skënder Sallaku”, u shpreh Margariti. “Edhe sot, në 85-vjetorin e lindjes së tij, sjellim në mendje kaq shumë role që kanë lënë gjurmë në komedinë shqiptare, kaq shumë batuta që mbeten të pavdekshme”, tha Margariti. Skënder Sallaku lindi më 25 janar 1935 Tiranë  dhe u nda nga jeta më 11 shkurt 2014.

Ai ishte një nga aktorët tanë të humorit, ish-kampion kombëtar në mundjen klasike, autor skeçesh e parodish. Sallaku mbaroi Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” dhe kreu një kualifikim njëvjeçar në Kinë, pranë cirkut të Pekinit. Fillimisht filloi punë si profesionist në Estradën e Kufirit, më pas si klloun akrobatik në cirk, duke dhënë një kontribut të papërsëritshëm në ecurinë e këtij profili sa të vështirë aq edhe të bukur. Skënder Sallaku është vlerësuar me titujt “Artist i Merituar”, “Artist i Popullit” dhe “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME