Categories Sport

45 pikë në 4 ndeshje, volejbollistja shqiptare Sava Thaka shkëlqen në Izrael

Volejbollistja shqiptare Sava Thaka është duke kaluar një formë shumë të mirë dhe po shkëlqen në kampionatin izraelit të volejbollit për femra. Shtatlartja e qendrës kuqezi ka arritur të shënojë 45 pikë në katër ndeshje, duke marrë dhe përgëzimet e Federatës Shqiptare të Volejbollit, që është gjithnjë e vëmendshme në vlerësimin e volejbollistëve shqiptarë përtej kufirit dhe brenda kufirit. “45 pikë në 4 ndeshje për qendrën e Kombëtares sonë të vajzave, me një mesatare prej 11.1 pikësh për ndeshje… Përgëzime, Sava Thaka! “-, është mesazhi i Federatës Shqiptare të Volejbollit.

Sava Thaka luan prej shtatë muajsh në Izrael te skuadra e “Maçabi AOV Ashdod”. 27-vjeçarja ka firmosur për një vit me klubin izraelit “Maçabi AOV Ashdod”, duke u larguar nga Polonia, ku sezonin e shkuar luajti për “Włocławskie Towarzystëo Siatkówëki”. Më parë Thaka ka luajtur për “Spisska Nova Ves” në Sllovaki, “KSZO Ostrowiec” në Poloni, si dhe për skuadra si “Tirana” e “Skënderbeu” dhe “Studenti”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME