Belind Këlliçi, kryetar i FRPD, ishte sot në Thumanë, në banesën e shkatërruar të Gjyle Hysenit, e cila jeton me djalin e saj në varfëri ekstreme, pasi tërmeti j’ua shkatërroi banesën. Në bisedën që Këlliçi pati me zonjën, ajo tha se nuk ka marrë
asnjë ndihmë nga shteti, mbahet vetëm me ndihmat e bamirësisë nga fetarët.
Ditën e sotme kryeministri, Edi Rama, gjithashtu ishte në Thumanë ku ndoqi nga afër rindërtimin e shtëpive. Ai u shpreh ndër të tjera se ka shumë persona që
hedhin topa balte mbi të e donatorët, duke shtuar se qeveria që kryeson
dhe donatorët kanë dhënë kontribut maksimal për rindërtimet, por nuk kanë prekur asnjë lekë.
Sipas PD ky është një show i shpifur Pjesë nga biseda Gjyle Hyseni: Jam Zyle Hyseni edhe jam 67 vjeçe. Ka qenë më 26 Nëntor. Belind Këlliçi: Që kur ra tërmeti? Gjyle Hyseni: Po po! Belind Këlliçi: Keni ndejtur këtu? Gjyle Hyseni: Po, po këtu në çadër.Belind Këlliçi: Po çfarë të ka bërë shteti, të ka dhënë gjë shteti? Gjyle Hyseni: Jo, jo, veç ushqime, kështu ça kam, asnjë gjë tjetër.Belind Këlliçi: Ndonjë gjë për shtëpinë? Çfarë të kanë thënë tjetër?
Gjyle Hyseni: Ata kanë thënë prit, prit edhe s’erdhën ata, nuk erdhën fare. Belind Këlliçi: A ke marrë ndonjë mbështetje, ndonjë ndihmë financiare? Të ka dhënë ndokush lekë nga shteti? A ka ardhur dikush me të pyet çfarë halli ke? Gjyle Hyseni: Jo, jo, jo! Belind Këlliçi: Nga Bashkia? Gjyle Hyseni: Jo, jo, jo! Belind Këlliçi: Dikush me të pyt çfarë halli ke? Qoftë nga bashkia, nga shteti?Gjyle Hyseni Jo, jo, jo!Belind Këlliçi: Nga qeveria?Gjyle Hyseni: Jo, jo, asnjë!
Belind Këlliçi: Po si jetoni? Me çfarë jetoni?Gjyle Hyseni: Me ushqime kështu, me ushqime, me gjana bien ato besimtarët. Jam edhe vet sëmurë pasha Zotin. Ky dit për ditë merr ambulancën edhe më çojnë në Laç më bëjnë gjilpëra, shih si e kam tu bo serume.
Belind Këlliçi: Ashtu?Gjyle Hyseni: Tu bë serume, t’u bë… me ilaçe jam.Shkëlqim Hyseni: 9 muaj kam ndejtur në çadër.Belind Këlliçi: Që në nëntor ke ndejtur? Shkëlqim Hyseni: Po!Belind Këlliçi: Ke 9 muaj?!Shkëlqim Hyseni: Po! Kanë ardhur njëherë ato të tjerat, kanë ardhur ato ushtarë, edhe u thashë për shtëpinë që më ka ra nga tërmeti. Edhe në nëntor thanë do vijmë ne të ta bëjmë po nuk e di tani a rrejnë, nuk e di tani. Gjyle Hyseni: Veç ne duam sa më shpejt me bë shtëpinë se vjen dimri si thika.
