Categories Sport, Teknologji

Kështu ia uron Ibrahimovic vetvetes ditëlindjen

Sulmuesi dhe ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka mbushur 39 vjet sot dhe si dhuratë ia ka blerë vetvetes një Porsche të re Asi i kuqezive ka blerë Porsche 911 Heritage Design Edition dhe e ka postuar fotografinë e blerjes së tij më të re në Instagram ku ka 44.5 milionë ndjekës.

“Gëzuar ditëlindjen, Zlatan”, ka shkruar ai. Ai ende nuk mundet ta vozitë atë megjithatë, pasi që Ibra është në vetizolim pasi që u testua pozitiv me Covid-19.

Ish sulmuesi suedez është i njohur si koleksionues veturash. Deri me tani ai ka një Volvo C30 T5, një Volvo C40 T5, një Audi RS6 Avant, një Maserati Gran Turismo dhe një tjetër Porsche 918 Spyder. Ibra nuk është i panjohur për të tilla dhurata pasi që ai ka blerë edhe makina tjera si dhurata për vetveten në të kaluarën.

Vitin e kaluar, në ditëlindjen e tij të 38-të, ai kishte blerë një nga 499 Ferrari Monza SP2 me edicion të limituar me vlerë 1.5 milionë euro. Garazha e tij luksoze ka edhe disa modele tjera të Ferrari si: F430 Spider, SP2 Monza dhe një Ferrari Enzo – edhe ky një edicion i limituar me vetëm 400 makina.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME