Categories Lajme, Sport

Vlorë, Boksieri i varfër vlonjat Klevis Çelaj brenda një banese të vogël me ëndërra të mëdha (Foto)

Mes vështirësive ekonomike, pa mbështetje nga askush dhe me besimin e plot tek aftësit dhe ëndërra e tij, kjo është me pak fjalë jeta e Klevis Çelaj-t, kampionit të boksit në kategorinë elitë për të rritur, pesha 52 kg, të shpallur në datën 6 nëntor, në kampionatin kombëtar të boksit. Pavarësisht kushteve të këqija ekonomike, Klevisi, gjen forcën për të ecur përpara të jetoj ëndërrën e tij, duke u stërvitur tek një thesë boksi të vendosur në shtëpin e tij, të cilin edhe atë ja kanë dhuruar, pa mbështetje nga qeveria e vendit, bashkia e Vlorës si dhe federata kombëtare e boksit, teksa për medaljen e kampionit që fitoi deklaron se mori si shpërblim 14.000 lek të reja, që në fund nuk i dalin as për të blerë dorezat e boksit.
Boksieri Çelaj nga Vlora tregon sesi i duhej të përgatitej për fitoren e titullit, disa muaj stërvitje intensive, si dhe muajin e fundit dieta rigoroze për rrënien nga pesha, vezë të zier në mëngjes dhe vetëm një gjysmë molle jeshille pas 3 orëve stërvitje intensive. E ëma e Klevisit, Vasilika Çelaj, tregon sesi prej 8 vitesh djali i saj ëndërron të bëhet boksier, teksa me lot në sy nuk e pranon dot vështirësitë që gjenden, sado që mundohet ta mbështesi cdo ditë. Vasilika rrëfen gjithashtu sesi një familje me 5 persona duhet të jetoj me kempin që merrë e motra e cila vuan nga problemet mendore, e cila edhe ajo vetë sado që sflet, por mes lotëve e kupton dhimbjen që ndien Klevisi.
Pavarësisht vështirësive Klevisi nuk heq dorë, premton fitore edhe në ndeshjen e rradhës, teksa është në pritje të kundërshtarit për mbrojtjen e titullit kampion.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME