Categories Lajme

Një lajm i mirë për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët (Foto)

Një lajm i mirë për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët  Mbas ligjit që miratuam në muajin Maj në Kuvend, mbi të drejtën që kanë minatorët, naftëtarët dhe metalurgët për të përfituar:

➡ pension përpara mbushjes së moshës për pension pleqërie si edhe ➡shtesën mbi pensionin e pleqërisë, miratohet Vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili përcakton me detaje dokumentat që duhet të bëjnë gati për të dyja këto përfitime:

Për të përfituar pension përpara mbushjes së moshës për pension pleqërie, të gjithë personat që plotësojnë kushtet, duhet të dorëzojnë pranë agjencive lokale të sigurimeve shoqërore ose pranë agjencive ADISA, kërkesën për caktim pensioni, formati i të cilës do të hartohet nga ISSH, së bashku me:

  1. Fotokopjen e dokumentit të identifikimit, i cili duhet të jetë brenda afatit të vlefshmërisë, i nënshkruar nga vetë personi;
    b. Vërtetimin e zyrës së Gjendjes Civile në rast të ndryshimit të gjeneraliteteve;
    c. Librezën e punës të plotësuar në të gjitha rubrikat sipas llojit të punës;
    d. Vërtetimin për bazën e vlerësuar të pagës për periudhat e punësimit nga data 1.1.1994 deri në datën e ndërprerjes së marrëdhënieve financiare nga puna ose vetëpunësimi;
    e. Vërtetimin e posaçëm të konfirmimit të llojit të punës në profesionet e vështira, i lëshuar nga ndërmarrja ku personi ka qenë i punësuar, kur subjekti është aktiv ose nga dokumentacioni arkivor i sigurimeve shoqërore;
    f. Vërtetimin për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për burrat);
    g. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton llojin dhe periudhën e punës për efekt pensioni

👉Për të përfituar shtesën mbi pensionin e pleqërisë, të gjithë punonjësit që kanë punuar jo më pak se 6 vite në miniera në nëntokë, në industrinë e naftës dhe të gazit si edhe në metalurgji, të cilët kanë përfituar pension pleqërie ose do të përfitojnë në të ardhmen, duhet të dorëzojnë pranë agjencive lokale të sigurimeve shoqërore ose pranë agjencive ADISA, kërkesën për caktim pensioni, formati i të cilës do të hartohet nga ISSH, së bashku me:

  1. Fotokopjen e dokumentit të identifikimit, të nënshkruar personalisht, i cili duhet të jetë brenda afatit të vlefshmërisë;
    b. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton llojin dhe periudhën e punës për efekt pensioni. Për sqarim, kanë të drejtë të përfitojnë pension për shkak të profesionit:
  1. Punonjësit që kanë punuar në miniera në nëntokë të cilët kanë mbushur moshën 55 vjeç dhe kanë një periudhë të përgjithshme pune 30 vjet e më shumë, nga të cilat jo më pak se 12 vjet e 6 muaj në miniera në nëntokë.
  2. Punonjësit që kanë punuar në industrinë e naftës dhe të gazit në punët e kategorisë së parë:
    a. Burrat në moshën 55 vjeç dhe gratë në moshën 50 vjeç.
    b. Periudha e përgjithshme e punës për burrat 30 vjet dhe për gratë 25 vjet.
    c. Vjetërsia në punët e kategorisë së parë për burrat 15 vjet dhe për gratë 12 vjet e 6 muaj.
  3. Punonjësit që kanë punuar në industrinë e naftës dhe të gazit në punët e kategorisë së dytë:
    a. Burrat në moshën 60 vjeç dhe gratë në moshën 55 vjeç.
    b. Periudha e përgjithshme e punës, për burrat 30 vjet dhe për gratë 25 vjet.
    c. Vjetërsia në punët e kategorisë së dytë, për burrat 20 vjet dhe për gratë 15 vjet.
  4. Ish-punonjësit të cilët kanë punuar në metalurgji:
    a. Burrat në moshën 60 vjeç dhe gratë në moshën 55 vjeç.
    b. Periudha e përgjithshme e punës për burrat 30 vjet dhe për gratë 25 vjet
    c. Vjetërsia në punë, për burrat 20 vjet dhe për gratë 15 vjet.

Ndërsa masa e shtesës mbi pensionin e pleqërisë do të jetë: Për punonjësit e nëntokës, 1% e masës së pensionit të pleqërisë për çdo vit pune në profesion
b. Për punonjësit e indusrisë së naftës dhe të gazit dhe punonjësit e metalurgjisë, 0.6% e masës së pensionit të pleqërisë, për çdo vit pune në profesion.

Masën e shtesës mbi pension, do ta përfitojnë edhe minatorët që kanë përfituar pension të parakohshëm me ligjin e vitit 2014, kur data e lindjes së të drejtës për pension ka qenë deri në 31.12.2014. Vëmendja e qeverisë, vazhdon të jetë maksimale për këto kategori që kanë punuar në këta sektorë të vështirë, duke filluar pa humbur kohë përballimin efekteve financiare me buxhetin e këtij viti.

Image may contain: 3 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: sky and outdoor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME