Categories Lajme

A dëmtohen ndërtesat nga tërmeti me magnitudë 4.2? Ja çfarë thotë sizmiologu

Orët e para të mëngjesit të sotëm janë shoqëruar me të tjera lëkundje tërmeti, pas goditjes me magnitudë 4.2 që shkaktoi jo pak frikë edhe në kryeqytet, sizmiologu Rexhep Koçi thekson se nuk ka fare vend për panik. I ftuar në emisionin ”Ditë e Re”, në Ora News, ai thekson se tërmetet me magnitudë 4.2 nuk janë të një kategorie të tillë që mund të dëmtojnë ndërtesat.

Rexhep Koçi: “Dje ka pasur që në orët e para të mëngjesit një riaktivizim të zonës së tërmetit të 26 nëntorit. Ka nisur riaktivizimi me një tërmet me magnitudë 3.7. Pastaj ka patur disa pasgoditje të vogla, më tej një periudhë qetësie deri në orën 17:20 është gjeneruar një tërmet me magnitudë 4.2.” “Shqipëria është vend me aktivitet sizmik, por zona që ne po flasim sot është goditur nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit, dhe periudha që kemi jetuar nga 26 nëntori e deri më sot ka qenë një periudhë post tërmetore që ka gjeneruar tërmete të mëdhenj në numër por të vegjël përsa i përket fuqisë.”

“Tërmeti është regjistruar në orën 17:20, ka qenë në zonën e Ishmit në afërsi të fshatit Kuraten, me një thellësi të vogël 6 kilometër. Ne nuk i konsiderojmë tërmetet me magnitudë 4.2 si tërmete që mund të ‘shkundin’ godinat. Është e vërtetë që njerëzit e kanë përjetuar keq atje tërmetin e 26 nëntorit sepse pati vīktima, dëme të shumta, por tërmeti i djeshëm nuk ishte i ishte i asaj kategorie.”tpz

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME