Categories Politike

Rama e Meta ‘paqe” për integrimin, përshëndeten me bërryla e buzëqeshje

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama ishin sot të ftuar të marrin sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit që po mbahet në Pallatin e Kongreseve. Kreu i shtetit dhe kreu i qeverisë kanë përshëndetur njëri tjetrin, duke takuar bërrylin, dhe jo dorën, si përshëndetja për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kjo është shoqëruar dhe me një buzëqeshje në fytyrë dy drejtuesit por dhe kryetari i parlamentit Gramoz Ruci.  Në tryezë eshte dhe kreu i Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca. Presidenti Meta në fjalën e tij nenvizoi zbatimin e kushteve dhe vullnetin politik per te parandaluar krizat e njepasnjeshme. “Zbatimi i vërtetë i kushteve të cilat kanë ardhur në rritje dhe i detyrimeve të marrëveshjes së stabilizim asociomit duhen marrë më seriozisht. Vetëm një proces i besueshëm ku vullneti politik vihet në shërbim të interesave madhore do të mund të parandalojnë krizat e njëpasnjëshme toksike që fatkeqësisht kanë minuar besimin e qytetarëve dhe dëmtuar imazhet e vendit” nenvizoi presidenti Meta.

Tema e kësaj mbledhjeje është: “Zhvillimet më të fundit në kuadër të përgatitjeve për procesin e negociatave në Bashkimin Europian dhe prezantimi i projekt-planit gjithëpërfshirës të masave të integrimit europian”.

Këshilli do të mbajë fjalën e hapjes për tia kaluar më pas ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca dhe më pas presidenti Ilir Meta.Në sesionin e dytë do të mbajnë fjalën Genc Cakaj dhe kryeministri Edi Rama. Mbledhja vjen në një kohë kur BE ka dhënë aprovimin për çeljen e negociatave me vendin tonë dhe kur maxhoranca dhe opozita kanë dakordësuar marrëveshjen për Kodin e Ri zgjedhor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME