Categories Politike

A do të garojë në zgjedhjet e ardhshme?/ Rudina Hajdari zbulon partinë e re që po krijon

Rudina Hajdari ka njoftuar ditën e sotme se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme dhe se është duke punuar për krijimin e një alternative të re në politikën shqiptare. Hajdari njoftoi se në vazhdim do të bëjë publike alternativën e saj për zgjedhjet. “Kam qenë e qartë që në zgjedhjet e ardhshme do të garoj. Do kemi një moment tjetër kur do të prononcohem për krijimin e një alternative të re. Ka shumë qytetarë që kërkojnë një alternativë të tillë dhe besoj se do kemi kohë qe të flasim për këtë në vazhdim.”- tha Hajdari

Teksa foli duke justifikuar vendimin e saj për tu tërhequr nga ndryshimi i sistemit, dhe kënaqja vetëm me listat e hapura, deputetja Rudina Hajdari nuk e ka artikuluar dot qartë sesi do të aplikohet kjo në skenën politike. Hajdari tha se është vendosur vetëm në parim për listat e hapura, dhe më pas iu mbetet në dorë vetë partive sesa do ti hapin ato. Ndërkohë që sa i takon pragut elektoral, Hajdari tha se ajo do të kërkojë që ai të jetë 3% nga 5% që është aktualisht, ndërsa njësoj si ti kishte vetë ajo në dorë të gjitha, ftoi dhe opozitën jashtëparlamentare që të bëhej pjesë e diskutimeve.

“Unë nuk dua të punoj as për familjen Rama, as për familjen Basha dhe as për familjen Meta. Unë dua të kem një alternativë të re, heqja e koalicioneve nuk ka qenë propozimi im, por e kam dhe unë një mendim për këtë. Pragu 5 % është i lartë, ne do të synojmë që pragu të jetë 3%, opozita jashtëparlamentare të vijë, të negociojë, është zgjidhja e tyre që kanë dashur të qendrojnë jashtë”, u shpreh Hajdari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME