Categories Lajme

A do të izolohemi sërish? Brataj: Nuk përjashtohet një valë e dytë e…

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj  në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania  nuk e përjashton mundësinë e një vale të dy infektimesh masive nga COVID-19 në vjeshtë.  Duke folur për të dhënat e fundit, ku ka pasur 36 raste, Brataj tha se një gjë e tillë pritej pas heqjes së masave kufizuese. “Nuk jemi në situatë serioze, por treguesit nuk janë të mirë për atë se çfarë mund të paraqitet përpara. Në këto momente nuk do të ketë masa, ne e dinim që do të kishte një rritje të numrit të të infektuar nga hapja, pasi do të kishte kontakt mes njerëzve”, u shpreh doktori.

Z. Brataj theksoi se duhet të përgatitemi për të gjithë skenarët e mundshëm, pasi ende nuk është fituar imuniteti i popullatës dhe s’ka vaksinë për virusin. “Duhet të përgatitemi për të gjithë skenarët. Problemi i këtij virusi është se nuk ka shumë studime dhe vetë pandemia nuk ka mbaruar”, paralajmëroi kreu i Urgjencës Kombëtare. “Askush nuk e përjashton mundësin e një vale të dytë në vjeshtë. Ekspertët thonë disa skenarë dhe mes të cilëve mund të jetë kjo pasi mund të ketë një valë të dy infektimesh dhe mund të kërkohen masa. Por ka skenarë të tjerë më të lehtë nga imunizimi i popullatës. Jam optimist për gjetjen e një vaksine, pasi janë përkushtuar fuqi të mëdha dhe janë bërë prova të 3-4 modele vaksinash”, shtoi ai. Sipas tij nevojitet që rreth 60-70 e popullsisë të fitojë imunitet në mënyrë që virusi të mos rikthehet më. Brataj tha ndër të tjera se, aktualisht vendi ynë ka vatra dhe jo zona të infektuara që e bën më të lehtë kontrollin dhe gjurmimin e rasteve. Vetë Brataj është një prej mjekëve që e ka kaluar coronavisurin. Ai tregoi se skanerin e parë të mushkërive, kolegët nuk ia treguan pasi virusi i kishte dëmtuar rëndë ato. Por, ai shtoi se skaneri i tyre tregoi se indi i mushkërive ishte rikuperuar. Për akuzat se QSUT është kthyer në vatër të infeksionit, ai tha se, në Itali “në këtë momente ka 25 mijë të infektua në personel mjekësor”. Infektimi i mjekëve tha ai vjen kryesisht nga kontakti me pacientë që nuk kanë simptoma të COVID.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME