Categories Lajme

A do të ketë një shtim të rasteve pas hapjes së shkollave? Flet mjekja shqiptare në Gjermani

Nisja e procesit arsimor në vendin tonë tashmë është vendosur. 14 shtatori është pak ditë larg, por për nisjen e shkollës, duket se ka ende shumë pasiguri dhe pikëpyetje. Në shumë raste për të mos thënë në pjesën më të madhe të rasteve, politikat në Shqipëri janë marrë duke përshtatur apo duke kopjuar shembujt që vijnë nga vende të ndryshme të botës. Edhe në këtë rast, qeveria jonë është orientuar në disa aspekte nga shembujt e huaj. Një ndër vendet europiane ku ka patur mjaft debate dhe reagim social sa i takon masave të marra për frenimin e pandemisë është Gjermania, vend në të cilin shkollat u rihapen pjesërisht që në pranverën që lamë pas.

Për të kuptuar çfarë rezultatesh janë marrë nga ky vendim apo qasjen e autoriteteve gjermane për një çështje kaq të rëndësishme që konsiderohet një faktor në përhapjen e virusit gjatë pandemisë, foli mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg.

“Fëmijët janë më pak të rrezikuarit dhe më pak ata që e kanë vuajtur koronavirusit. Që në fillim kemi thënë që kanë qenë moshat e mëdha më të goditurit. Shkollat u hapën në Gjermani para një jave dhe rezultatet e deritanishme nuk kemi pasur asnjë rritje të infektueshmërisë. Nga ana e higjienës duhet të ruhet distanca midis nxënësve. Bankat duhet të jenë të paktën 1,5 metra larg njëra tjetrës, duhet të ketë një ajrosje të mirë të dhomës”.

Aurora Meta Dollenberg foli edhe për mbajtjen e maskës nga fëmijët, duke arsyetuar se pse fëmijët nën 12 vjeç nuk duhet të mbajnë maskë. “Kjo ka të bëjë me aspketin e zbatimit të disiplinës së fëmijëve nën 12 vjeç. Do të ishte jo realiste të pritej që një fëmijë 12 vjeç të mbajë maskë dhe distancën. Duke ruajtur vetëm distancën kemi eliminuar deri në 50% rrezikun e përhapjes së virusit”, u shpreh Dollenberg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME