Categories Lajme

Këshilltari i Erdogan: Grekët janë xhuxhë, ne do të pushtojmë hapësirën

Xhuxhë dhe vend që po vdês nga uria. Kështu e konsideron këshilltari i Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, Mesut Hakki Casin, Greqinë. “Ai ka lëshuar disa deklarata ekstreme për të provokuar Greqinë dhe Spanjën”, e hap lajmin e saj gazeta Protothema bazuar deklaratave të profesorit turk. Gjatë një interviste në një televizion turk, Casin i ka quajtur xhuxhë grekët. “Greqia thotë se ka një ishull për xhuxhët. Në këtë ishull xhuxhësh pretendon se do të mundë Guliverin gjigand me liliputët e vegjël. Guliveri është Turqia dhe u them grekëve: Jeni xhuxhë. Shkoni peshkoni”, tha ai. Këshilltari përdori edhe terma futbollistikë duke u krahasuar me Greqinë. Francën e quante të padobishme, ndërsa habiti me deklaratat e tjera kur tha se Turqia do të pushtojë edhe hapësirën.

“Jemi 3 pikë përpara. Franca është e padobishme. Nuk mund të shesë produkte si Izraeli. Greqia do të blejë 18 avionë, ne do të blejmë 200. Do ta shikoni kush ka para. Greqia është e uritur. Jam në Dalaman dhe avionët nuk pushojnë. Ka turistë kudo. Askush nuk udhëton në Greqi. Atje nuk ka turistë. Greqia po vdês urie. Më vjen keq për grekët. Ushtarët grekë në Kastelorizo do të vdêsin urie nëse nuk arrijnë së shpejti furnizimet. Kjo për shkak se Kastelorizo furnizohet nga Turqia. Greqia e di këtë. Turqia do të ndërtojë një avion mbajtëse dhe helikopterë mbajtëse. Në fakt dje, Presidenti Erdogan na dha lajmin e mirë, që Turqia do të shkojë në hapësirë. Kështu që përveç detit dhe tokës do të pushtojmë edhe hapësirën. Me forcat e saj punëtore Turqia do të hyjë në ekonomitë më të forta të botës 15 vitet e ardhshme”, u shpreh profesori turk. Ndër të tjera këshilltari i Erdogan ka sulmuar Bashkimin Europian duke thënë se ata janë trokë për shkak të pandemisë. “Europa është në kolaps prej pandemisë. Në Europë të gjithë janë trokë. Askush nuk ka para në xhepa. Ne gjetëm gaz, grekët jo”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME