Categories Lajme

A do të ketë rritje të çmimeve për turistët këtë vit? Flasin kryebashkiakët

Mbrëmjen e kësaj e kësaj të mërkure, në studion e “Opinion” në TV Klan, fokusi i diskutimit ka qenë tek turizmi, kur dhe si do të zhvillohet këtë vit.

Duke iu përgjigjur pyetjes së Blendi Fevziut, kryebashkiakia e Shkodrës Voltana Ademi dhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, u shprehën se parashikohet që të ketë një rritje të çmimeve për pushuesit këtë vit.

“Nëse parashikoj që të kemi një ndryshim të protokollit, pra nuk jemi në një situatë normale, do të rriten kostot dhe numri më i ulët i turistëve dhe situata e rëndë ekonomike, do të ndikojnë ndjeshëm në atë që quhet çmimi apo ofertat turistike që Shqipëria ka”, u shpreh Ademi.

Nga ata tjetër, Leli tha: Sigurisht një reflektim do ta ketë sepse oferta dhe kërkesa janë ato që rregullojnë në ekonominë e lirë marrëdhënien. Por ajo që dua të them, nga impresioni që mora nga biseda e sotme dhe nga biseda me operatorët turistikë, optimizmi që ata kanë është shumë më evident krahasuar nga ca nota pesimizmi që dalloj nga ne që jemi përfaqësues politik.

Sipas Lelit, Shqipëria ka një mekanizëm të vogël të industrisë turistike që mund të vihen në lëvizje më kollaj se mekanizmat e ndërlikuar të industrive turistike të konsoliduara. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME