Categories Lajme

A do të kthehen të gjithë studentët në auditore për provime? Përgjigjet rektori

Provimet e semestrit të dytë në Universitetin e Tiranës do të zhvillohen online.

Pavarësisht vendimit nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për mundësinë e kthimit në auditor për zhvillimin e sezonit apo konsultimeve, rektori i Universitetit të Tiranës, thotë për “Vizion Plus” se ishin vetë studentët ata që preferuan procesin në distancë.

ARTAN HOXHA REKTOR I UT “Proceset deri në përfundim të këtij semestri online, me mundësinë që studentët dhe pedagogët sipas një planifikimi të bërë paraprakisht, të kenë konsultimet e fundit për secilin program studimi që ka provim në fund të sezonit.

Parimisht provimet në tërësinë e tyre do zhvillohen online, sikurse në semestrin e parë. Indikacion të fortë nga studentët: duan ta përfundojnë vitin sikurse e nisën, me një numër masivisht të lartë, kërkojnë provimet online.”

Por do të ketë edhe degë specifike që do t’i realizojnë provimet në fakultet. Studentët të cilët nuk do të kenë mundësi të jenë prezent nuk do të penalizohen, por universiteti do t’u ofrojë alternativa të tjera.

ESMERALDA KRODHIMA DEKANE E FGJH “Në të njëjtën linjë, kryesisht provimet online. Dy data për ata studentë qe s’kanë mundësi objektive ata t’i zhvillojnë online, për ata që mund të jenë të pranishëm t’i bëjnë në auditor. Do të merren parasysh mundësitë apo pamundësitë e studentëve për të qenë në Tiranë.”

ARTAN HOXHA REKTOR I UT “Sezoni, më i afërti është Fakulteti i Drejtësisë që është mbas datës 20 të këtij muaji. Pastaj në qershor janë kryesisht të përqendruara provimet në të gjitha fakultetet e tjera. Studentët do kenë alternativë, do kenë një minisezon për ata që nuk do kenë mundësi për arsye objektive që të jenë në datat e përcaktuara.

Është i njëjti ushtrim si në semestrin e parë, me qëllim që pandemia mos të penalizojë askënd për të përfunduar me sukses këtë vit akademik, i cili ishte i vështirë.” Studentët e të gjitha niveleve e kanë zhvilluar mësimin virtualisht përgjatë gjithë vitit akademik, ndërsa procesi është shoqëruar edhe me problematika të ndryshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia e Vlorës shpall në kërkim 43-vjeçarin, detaje

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, iu prezantuan kreut të FSHF si Taulant Balla, detaje

Media ka siguruar fotot e dy të arrestuarve për mashtrim, të cilët i kërkuan 100…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh në Athinë, shkrumbohet sërish lokali ku 3 vite më parë u vra Pëllumb Islami

Një lokal në Nea Ionia të Athinës është përfshirë nga flakët në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME