Categories Lajme

A do të na përfaqësojë Arilena në festivalin e Eurovisionit vitin tjetër? Organizatorët marrin vendimin

Festivali “Eurovision 2020” nuk u mbajt këtë edicion dhe u shty për vitin tjetër. Shkak për këtë u bë pandemia e Covid-19. Ndërkohë që vendi jonë pritej të përfaqësohej me këngëtaren Arilena Arën, tashmë nuk dihet konkretisht se çfarë do të ndodhë. Gazetari Andri Xhahu,  i njohur për pjesëmarrjen prej shumë vitesh në komentimin dhe dhënien e pikëve në Eurovizion për Shqipërinë, ka treguar çfarë pritet të ndodhë në vazhdim. Ai ka deklaruar se  disa shtete kanë menduar që në Eurovizion të dërgojnë të njëjtët artistë të këtij viti me të njëjtin projekt ose me një të ri.

Ndërkohë shtetet si Italia apo Suedia që kanë një festival të posaçëm ku zgjedhin këngëtarin, do dërgojnë një të ri. Këtë gjë pritet ta bëjë edhe Shqipëria. Pra, në “Eurovision 2021” do të na përfaqësojë fituesi i ardhshëm i festivalit. Megjithatë, ende nuk ka një vendim zyrtar lidhur me këtë çështje. Gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijim./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME