Categories Lajme

FOTO / Si do të transformohet Kopshti Zoologjik i Tiranës

Kopshti Zoologjik i Tiranës do të pësojë një transformim rrënjësor. Bashkia e Tiranës ka njoftuar se, “falë këtij investimi, Kopshti Zoologjik rikonceptohet tërësisht për t’iu përshtatur kërkesave të ndryshme të vizitorëve që e frekuentojnë dhe kafshëve që jetojnë aty, si dhe kushtet e punës për kujdestarët.

Këto ndahen në disa kategori si riorganizimi i hapësirave për kafshët dhe punonjësit, vendosja e ndriçimit rrugor dhe rrjeti i linjave rezervë për internet telefoninë, rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të ndotura, trajtimin e hapësirave të gjelbërta dhe plotësimi me elemente të mobilimit urban (stola, kosha të vegjël), si dhe krijimi i hapësirave për pushim, argëtim e piknik”.

“Me rritjen e popullaritetit në këtë kopsht, është rritur edhe nevoja për një infrastrukturë të përshtatshme parkimi. Ndaj Bashkia ka menduar dhe ndërtimin e një parkimi nëntokësor me 100 vende duke u ardhur në ndihmë jo vetëm vizitorëve, por edhe komunitetit përreth.
Me rëndësi të veçantë ka rrethimi i jashtëm i Kopshtit Zoologjik, kjo për çështje sigurie dhe kontrolli jo vetëm për kafshët po dhe për banorët që jetojnë përreth. Rrethimi do bëhet me mur 2.50 metra nga niveli i tokës, mbi të cilin montohen kangjella 0.8 m të larta. I gjithë muri parashikohet të maskohet me gjelbërim dhe pemë”, informon bashkia e Tiranës.

Veç sigurisë fizike rrethimi ofron dhe një brez ‘buffer-i’ për zhurmat dhe privatësi nga ana vizuale. Krahas këtyre në kopsht janë të shpërndara kënde lojërash për ta bërë eksperiencën për fëmijët dhe prindërit sa më të pasur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME