Kohëve të fundit është bërë temë e nxehtë komuniteti LGBTI. Por, shumë prej nesh ndoshta ende nuk i kemi ditur kuptimet e shkronjave LGBTI, e kjo e fundit na ka habitur më së shumti.
Bëhet fjalë për interseksualizmin dhe sigurisht mund të jemi pak konfuz në lidhje me këtë orientim të rrallë seksual. Interseksual është termi i përgjithshëm i përdorur për një sërë kushtesh në të cilat një person lind me një anatomi, riprodhuese ose seksuale që nuk i përshtatet përkufizimeve tipike të femrave apo meshkujve.