Categories Lajme, Sport

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Francës, për gafën me himnin e Shqipërisë

Revista franceze L’Equipe raporton se incidenti me himnin e Shqipërisë në përballjen mes Francës dhe kuqezinjve në “Stade de France” një javë më parë nuk është pritur mirë nga UEFA, që ka nisur procedurë disiplinore ndaj Francës, e cila mund të gjobitet me 100 mijë euro. Franca e mposhti Shqipërisë të shtunën e kaluar, në stadiumin “Stade de France”, me rezultat 4:1. Megjithatë, Federata Franceze e Futbollit mbeti e turpëruar nga një incident që ndodhi para fillimit të ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

Në vend të himnit kombëtar shqiptar, në Paris u intonua himni i Andorrës. Kjo shpiu në shtyrjen e ndeshjes për disa minuta, pasi lojtarët e Shqipërisë refuzuan të nisnin ndeshjen pa u korrigjuar gabimi.

Gjithsesi, posa u gjet himni i duhur, spikeri në stadium bëri një gafë tjetër duke iu kërkuar falje tifozëve të Armenisë, në vend të atyre të Shqipërisë. Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Noel Le Graet, i ka shkruar letrën presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukës, duke i kërkuar falje për gafat para fillimit të ndeshjes mes këtyre dy Kombëtareve.

“Në emër të Federatës Franceze të Futbollit, ju lutem pranoni sërish keqardhjen dhe faljen time të sinqertë për Federatën Shqiptare të Futbollit dhe të gjithë tifozëve Shqiptarë pas luajtjes gabim të himnit kombëtar para nisjes së ndeshjes kualifikuese mes Francës dhe Shqipërisë, të mbajtur të shtunën e kaluar”, shkruhet në letrën e Le Graet. Megjithatë, kjo kërkimfalje nuk ishte e mjaftueshme për UEFA-n, që sipas revistës franceze L’Equipe do t’i dënojë “Les Blues” me gjobë prej 100 mijë eurosh. Vendimi përfundimtar do të bëhet i ditur më 17 tetor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME