Categories Lajme

A është në b.urg Agron (Geron) Xhafaj? Artan Gjermeni në shërbim të tra.fikantit

Gjykata e Tiranës, me një lëvizje të papritur, ka vendosur leximin e deklarimeve të kallëzuesit Agron (Geron) Xhafaj, dhënë para prokurorëve 15-muaj më parë për çështjen e njohur “Babale”, një procedurë që ndiqet në rastet kur dëshmitari nuk gjendet.

Agron (Geron) Xhafaj, sipas deklarimeve publike, u vetëdorëzua pranë autoriteteve italiane në Maj 2018, për vuajtjen e një dënimi me 7 vjet e 6 muaj burgim, pak orë pasi Partia Demokratike publikoi një audio-regjistrim ku vëllai i Ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj, diskutonte me shtetasin Albert Veliu (Babale) për trafikim nar.kotikësh.

Agron (Geron) Xhafaj, sipas deklarimeve të asaj kohe të vëllait të tij, Fatmirit, u ndërgjegjësua për të vuajtur dënimin italian dhe u paraqit vetë para autoriteteve të Italisë.

Në fakt, nuk ka asnjë të dhënë zyrtare e publike që ai është vetëdorëzuar dhe që po vuan dë.nimin në Itali, duke krijuar dyshime për vërtetësinë e “pendesës” së Agron (Geron) Xhafaj.

Këto dyshime u forcuan ndjeshëm këtë të Mërkurë, kur gjyqtari Artan Gjermeni, që po shqyrton akuzat e Prokurorisë për “kallëzim të rremë” ndaj Ervin Salianjit, Jetmir Olldashit dhe Albert Veliut, vendosi të lejojë leximin e deklarimeve paraprake të dhëna nga Agron (Geron) Xhafaj, në Maj 2018.

Roli i Agron Xhafaj në procesin gjyqësor “Babale” është thelbësor, pasi e konsideron veten si “vi.ktimë të veprës penale” të kallëzimit të rremë.

Për këtë arsye, dëshmia e tij para gjykatës është e domosdoshme për ecurinë e procesit gjyqësor.

Por, gjyqtari Gjermeni, në kundërshtim me procedurën penale, ka vendosur që të mos e thërrasë Agron (Geron) Xhafaj si dëshmitar.

Fillimisht, gjyqtari Gjermeni e kishte përcaktuar Agron (Geron) Xhafaj në listën e personave që do të pyeteshin si dëshmitarë.

Por, me një tjetër vendim të tijin, ai e revokoi vendimin për thirrjen si dëshmitar të Agron (Geron) Xhafaj, në kundërshtim me nenin 357 të Kodit Penal, i cili kërkon që ky ndryshim bëhet vetëm me kërkesën e palëve në proces.

Me një lëvizje të paqartë, gjyqtari Gjermeni ka vendosur që, për rastin e Agron (Geron) Xhafaj, të aplikojë nenin 369 të Kodit të Procedurës Penale.

Në këtë nen, e konkretisht në pikën 3 të tij, thuhet: “Leximi i deklarimeve (dhënë gjatë hetimit) mund të bëhet në rastet kur shtetasi i thirrur nuk paraqitet; ose kur shtetasi nuk gjendet, megjithë kërkimet e bëra; ose kur refuzon të dëshmojë”.

Në rastin konkret, gjyqtari nuk tregoi asnjë dokument në seancë, në bazë të të cilës të provohej se Agron (Geron) Xhafaj nuk i është përgjigjur thirrjes së gjykatës apo ka refuzuar të dëshmojë.

Kjo situatë krijon dyshimet e forta se gjykata “nuk e ka gjetur” dëshmitarin Agron (Geron) Xhafaj.

Në raste të tilla, gjykata i drejtohet Policisë së Shtetit për të gjetur dëshmitarin dhe për ta sjellë si dëshmitar në seancë, madje edhe me forcë, në rastet kur ai refuzon dhe dëshmia e tij konsiderohet kyçe për procesin.

Për rastet kur personat e kërkuar për dëshmitarë janë të arrestuar/dënuar jashtë Shqipërisë, aq më tepër në raste të njohura botërisht, si ai i Agron (Geron) Xhafaj, policia, nëpërmjet Interpol Tirana, njofton gjykatën se personi i kërkuar si dëshmitar gjendet i arr.estuar/dë.nuar në një vend të caktuar.

Pas këtij informacioni, kur deklarimi i dëshmitarit ka rol thelbësor, siç është rasti i Agron (Geron) Xhafaj, mbi kallëzimin e të cilit po zhvillohet procesi gjyqësor “Babale”, gjykata ka mundësinë proceduriale që ta marrë dëshminë nëpërmjet video-konferencës.

Por, gjyqtari Artan Gjermeni ka vendosur të lexohen para gjykatës deklarimet e Agron (Geron) Xhafaj, duke i dhënë në këtë mënyrë statusin e një dëshmitari që “nuk gjendet”.

Ky zhvillim gjyqësor ngre pikëpyetjen e fortë mbi atë që u konsiderua “vetëdorëzim” i Agron (Geron) Xhafaj para autoriteteve italiane.

A gjendet ai realisht në burg në Itali? Deri më tani, jo vetëm që nuk ka asnjë provë, por, përkundrazi, dyshimet mbi vërtetësinë e “vetëdorëzimit” po shtohen së tepërmi./Boldnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME