Categories Lajme

A është presidenti aktor në reformën zgjedhore? Përgjigjet presidenti Meta

Pas takimit me ambasadoren Yuri Kim, presidenti Meta ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka folur edhe për reformën zgjedhore dhe konsensusin mes palëve.

Pyetje: Nuk e keni përjashtuar që të kemi reformë zgjedhore pa konsensus, dhe aktualisht jemi në këtë fazë. Ambasadorja amerikane tha se topi është në fushën e PD-së. A e shprehu këtë mendim? A ishte ky takim tregues se ajo ju vlerëson edhe ju si aktor në këtë reformë? Dhe a mendoni se PS duhet të bëjë lëshime?

Meta: Nuk kam qenë pjesë e diskutimeve dhe nuk e shoh të arsyeshme që të jem pjesë e këtyre diskutimeve dhe dëshiroj e apeloj për konsensus, pasi është detyrim ndaj qytetarëve që duhet të kenë sa më shumë siguri se vota e tyre do të jetë e lirë. Së dyti është detyrim ndaj procesit të integrimit dhe data 8 qershor është e rëndësishme, dhe të arrihet një konsensus që KE ta shënojë si një datë të rëndësishme.

Duket se ka një progres dhe duket se çështja ka ngelur në disa çështje që kërkojnë mirëbesim që nuk duhet të rrezikojnë konsensusin. Unë di që opozita nuk ka vendosur si kusht të domosdoshme qeverinë tranzitore dhe mendoj se kjo është dicka pozitive. Uroj që sa më shpejt të kemi një lajm pozitiv.   

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME