Categories Lajme

Shqipëria “Toka e premtuar” për arabët! tjetër grup në Tiranë për kalim të paligjshëm të kufirit

Është goditur një tjetër veprimtari kriminale në fushën e dhënies së ndihmës së shtetasve të huaj për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, kundrejt përfitimit. Finalizohet operacioni i koduar “Toka e premtuar”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, i ndjekur me metoda speciale të hetimit. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Ndalohen 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 6 shtetas të tjerë. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 1 njësi kompjuterike, 2 aparate celular, disa leje qëndrimi të shtetasve të ndryshëm, fatura bankare, mandate tërheqjeje shumash monetare nga agjencitë e transfertave të parave.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Toka e premtuar”, në kuadër të të cilit u ndaluan shtetasit S. Y., 41 vjeç ( shtetas palestinez ) dhe S. C., 41 vjeçe.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet kompanive konsulente, bënin të mundur ardhjen në Shqipëri në mënyrë të organizuar, të personave dhe grupeve të personave, kryesisht me origjinë nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës veriore. Shtetasit e këtyre vendeve, të cilët vinin në Shqipëri, nëpërmjet veprimeve të shtetasve të ndaluar, të cilët u krijonin lehtësira për hapjen e bizneseve të ndryshme në Shqipëri, kryesisht fiktivë dhe pa veprimtari financiare, arrinin të përfitonin leje qëndrimi në vendin tonë. Këta shtetas, pas qëndrimit të përkohshëm në vendin tonë, arrinin të kalonin drejt vendeve të BE-së.

Në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim nga Policia edhe 6 shtetas, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale, por, për arsye hetimi, nuk i bëjmë me dije gjeneralitet e tyre. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale ‘’Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit’’ dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME