Pamje të frikshme janë regjistruar në fshatin Kraakneset, në Norvegji pasi të paktën tetë shtëpi kanë përfunduar në det, si pasojë e rrëshqitjes së tokës. Sikurse shihet edhe nga video shtëpitë janë fundosur për vetëm disa sekonda, ndërsa video është filmuar nga Jan Egil Bakkedal, banor i zonës. Referuar policisë lokale, VOA raporton se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Zëri i Amerikës publikon pamjet: Deti “përpin” tokën, fundosen brenda pak sekondave disa shtëpi (Video)
