Categories Lajme

Pacientja rrezikoi jetën te ”Salus”, qytetarët kërkojnë masa

Mosbesimi i qytetarëve tek spitalet private sa vjen dhe rritet sidomos pas skandalit në spitalin Salus, ku një pacienteje pas operimit i është injektuar gjak me grup të ndryshëm nga ai që duhet të merrte. Ato shprehen se duhet më shumë kontroll në spitalet private si dhe të merren masa edhe më të ashpra.

Tirane- Besimi i qytetarëve shqiptarë te spitalet private është pothuajse  zero. Arsyet janë të shumta e nga më të ndryshmet. Pas lajmit ku në spitalin Salus një pacienteje i është injektuar gjak me grup të ndryshëm nga ai që duhet të merrte, qytetarët mendojnë se duhet të ketë ndëshkime për këtë gabim që mund të kushtonte deri në humbje jete. ”Ata të spitalit Salus që i kanë vënë pacientit gjak me grup tjetër të mbajnë përgjegjësi. Kjo tregon që këto spitalet private që na marrin shumë para, të marrin qimet e kokës, dhe kur vjen puna një pacient e nxjerrin jashtë loje. Na marrin lekë shumë dhe nuk bëjnë asgjë. Jo nuk kam besim. Sepse mënyra sesi marrin dije në universitetet tona, besoj që ka boshllëqe. Nuk kam besim, vetënm lekët marrin. Në qoftë se flasim që mjekësinë duhet ta ketë shteti, nuk duhet të ketë private, dhe për mua bëhet abuzim. Paguan më shumë dhe shërbimi nuk bën aspak.”

Mosbesimi i qytetarëve tek spitalet private rritet më shumë kur shohin të njëjtët mjekë që punojnë në spitale shtetërore. ”Po ato mjekë janë, po ato që janë te privati janë edhe te shteti. Ai po deshi ta bëjë punën e bën edhe te shteti. Aty vetëm emrin ka ai, se personeli që punin brenda janë shqiptarë. Janë po ata mjekë që shërbejnë te spitali, shërbejnë dhe te privati. Të lë shumë për të dëshiruar sepse dhe ata mjekë që janë te privati janë po ata që shërbejnë te shtetërori.”

Në një komumikim me Urdhrin e Infermierëve, ky i fundit është shprehur se në rastet kur ka kequshtrim të profesionit me rrezik për jetën e pacientit përveç ndjekjes penale Urdhri Profesional i gjykon dhe i heq të drejtën e ushtrimit të profesionit dhe i cakton detyrimin për kualifikim me mbikqyrje për 6 muaj dhe të rijapë provimin e VAP para rilicensimit. Këto që merren nga Komisioni i Gjykimit Profesional pas gjykimit të rastit por pas  vendimit të Gjykatës kur çështja është për ndjekje penale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME