Pas vitesh përsosjeje dhe testimi, Virginia Galactic do të jetë e gatshme për nisjen e anijes së parë kozmike ‘SpaceShip 2’ vitin e ardhshëm. Turneu i udhëtimit hapësinor sub-orbital, i organizuar nga ndërmarrja e miliarderit Richard Branson, do të bartë pasagjerët në lartësi prej 75 kilometrash. Udhëtarët e interesuar duhet të paguajnë 250,000 dollarë për biletë, raporton ‘Washington Post’.
Ndërsa disa e konsiderojnë atë si një çmim të arsyeshëm, të tjerët nuk pajtohen. Ata mendojnë se ky është një çmim i lartë duke pasur parasysh që ‘SpaceShip 2’ do të dërgojë ekskluzivisht pasagjerët 75 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës dhe do të kthehen.
Në korrik, Branson njoftoi se do të nisë fluturimet testuese këtë vjeshtë në shtetin amerikan New Mexico. Ndryshe, ‘SpaceShip 2’ mund të transportojë tetë persona, prej tyre dy anëtarë të ekuipazhit dhe gjashtë pasagjerë.
