Categories Showbiz

A ju kujtohet “Izaura”? Nuk e keni idenë sesi duket sot aktorja shumë e preferuar për shqiptarët (Foto)

Kur seriali televiziv “Skllavia Izaura” (La Escrava Isaura) u eksportua nga “Globo” në Kinë, askush nuk e kishte menduar se telenovelat braziliane do të kishin shancin të tërhiqnin edhe shqiptarët pranë ekranit.

Ishte një dhuratë kineze e atyre viteve për televizionin Shqiptar, që shënoi këtë serial të jetë një nga më të ndjekurit në vitet `80.

Telenovela (Escrava Isaura), e bazuar në novelën me të njëjtin titull të shekullit të 19-të, shkruar nga Bernardo Guimarães, është një prej serialeve më të ndjekur në programet televizive, sipas një studimi të bërë nga Good Morning America.

Sipas një anketimi, është prodhimi televiziv më i shitur dhe i dubluar, i transmetuar në më shumë se 130 vende të botës me një shpërndarje deri në 81 për qind.

Madje, në Rusi, u bë aq popullor si serial, saqë fjala portugeze “fazenda” (fermë) ishte një prej më të përdorurave në komunikimin e përditshëm.

Edhe emri Izaura ishte në krye të listës për vajzat që lindnin në ato vite.

E privilegjuar që ishte e ftuar për të luajtur këtë rol krijuar nga Gilberto Braga dhe drejtor Herval Rossano, Lucélia u bë një ndër vajzat më të adhurura të globit në ato vite.

Ajo luajti edhe role të tjera më vonë, siҫ ishte edhe “Estúpido Cupido”, por nuk pati të njëjtin ndikim në publik.

Por si është sot aktorja e famshme Lucélia dos Santos?

Qysh nga ajo kohë kanë kaluar shumë vite, Maria Lucélia është ende pjesë e prodhimeve televizive si producente, drejtore apo edhe aktore.

Mes shumë roleve në kinema në projektet televizive, në vitin 2011, Maria ka spikatur edhe me rolin e Débora-s në serialin Aline (Rede Globo).

Por, pa dyshim Izaura ishte suksesi i saj i papërsëritshëm që pati ndikim në të gjithë botën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME