Categories Lajme

A ka gisht Xhon Pajo në vrasjen e dy mafiozëve grekë? Detajet nga dosja hetimore

Prej disa orësh media greke po zbulon pjesë detaje nga dosja hetimore e zbulimit të një grupi prej 7 personash, të dyshuar secili veç e veç në episode të ndryshme e shpesh në bashkëpunim për të paktën 3 vrasje, 3 tentativa vrasje dhe vepra të tjera kriminale ndaj pronës.

Mes personave të dyshuar është edhe 26-vjeçari nga Poshnja e Dimalit, Xhonatan Paja, i cili ndodhet i arrestuar në Mal të Zi si i dyshuar se do të vriste anëtarin e një klani të njohur kriminal. Ditën e sotme u publikuan detaje se Paja, në kuadër te grupit të zbuluar në Greqi, dyshohet i përfshirë në ngjarjen e datës 16.06.2023, ku 9 persona i vunë zjarrin 23 makinerive të prodhimit të duhanit të një kompanie.

Gjatë orëve te fundit, është zbuluar përmes dosjes hetimore se shqiptari rezulton i dyshuar edhe për vrasjen e Vasilis Roumpetis dhe Dionisis Mouzakitis në qershor 2023. Konkretisht sipas mediave greke referuar dosjes hetimore: “Në qershor 2023, Vasilis Roumpetis dhe Dionisis Mouzakitis u vranë në Koridallos. I pari konsiderohej një emër i fuqishëm gjatë natës dhe i dyti punonte në ruajtjen e Skaftouros.

Autorët kanë përdorur dy makina dhe një motor. Pas arratisjes së tyre dyshohet se kanë ndërruar automjete, njëra prej të cilave është gjetur e djegur në Skaramangas. Sipas policisë, në të njëjtën natë në zonën ku u gjet e djegur makina e sulmuesve, janë aktivizuar celularë specifikë, mes tyre një numër që i ngarkohet një shqiptari, i cili aktualisht është i burgosur në Mal të Zi”. Kujtojmë që pas arrestimit në Mal të Zi në tetor 2023, në banesën e Pajos në Dimal është ushtruar kontroll edhe nga policia shqiptare por rezultatet e tij nuk janë bërë publike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME