Categories Lajme

A mbaroi pandemia? Brataj: E gabuar të thuash mos u shqetësoni…

Skënder Brataj, Drejtori i Urgjencës Kombëtare, thotë se pavarësisht situatës së qetë sa i përket pandemisë së kronavirusit, nuk mund të themi se gjithçka ka mbaruar.

Brataj sqaron se 93-95% e të infektuarve nuk shfaqin simptoma edhe se infeksioni mund të jetë më i madh, por aktualisht ka dhe një imunizim natyral dhe artificial shumë më të lartë se dy vite më parë.

“E dimë që BA.2 ka kapur gati 94% të Europës. Edhe vetë Kina është nën pushtimin e këtij nënvarianti të Omicron. Përhapja është shumë herë më e madhe, por virulenca është shumë herë më e lehtë. Kjo është pjesë e rrjedhjes fiziologjike të pandemive, të njëjtën rrugë po ndjek edhe kjo pandemi. Realiteti mund të jetë ndryshe sa i përket numrit të të infektuarve. 93-95% e të infektuarve nuk shfaqin simptoma.

Infeksioni mund të jetë më i madh, por tani kemi një imunizim natyral dhe artificial shumë më të lartë se dy vite më parë. Ka sot akoma që vijnë me forma të rënda në spital. Kur kalojmë mesazhin që mos u shqetësoni se nuk ndodh më gjë, nuk është e vërtetë. Ka formë të rënda, edhe pse më të vogla, të këtij virusi”,-tha Brataj në “A2”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME