Categories Lajme

“Kam parë deputetë që takohen me numrin dy të ambasadës nëpër hotele!”/ Çani: Amerikanët të investuar që Berisha të dështojë!

Arjan Çani thotë se ambasada e SHBA-ve nuk po rri duarkryq por është “totalisht e investuar” që Sali Berisha të dështojë.

Çani tha se ka parë mbi shtatë deputetë të PD-së, që zhvillojnë takime me përfaqësues të rëndësishëm të ambasadës.

“Problemi nuk është kush do jetë kryetari i opozitës. Nuk është a do të vazhdojë përçarja. Këtu prej muajsh, që kur Berisha është bërë non-grata, këtu në këtë histori, nuk po luajnë vetëm njerëzit e PD. Pse do të vazhdojë përçarja?

Këtu luajnë amerikanët. Amerikanët deri tani, mund të kem parë mbi shtatë deputetë, që takohen hapur në Sheraton, me numrin dy të ambasadës. Ambasada nuk ha kumbulla. Është totalisht e investuar që Berisha të mos e kapë kurrë një parti të mirëorganizuar.

Nuk hyjnë dot amerikanët te njerëzit poshtë anonimë. Por te pjesa elitare, luajnë si të duash, i kanë në dorë. I thërrasin. Amerikanët nuk kanë ç’ju bëjnë 13 vetave që mbështesin Berishën hapur.

Një pjesë e mirë e këtyre deputetëve kanë frikë, sepse gringot i godasin. Prandaj Berisha ka kuptuar që kjo duhet mbaruar sa më shpejt, ndryshe do e hani”, deklaroi Çani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME