Categories Lajme

A mund të infektohesh nga dikush që pështyn në det? Mjeku Pipero i jep fund dilemës: Ja ku do të pushoj këtë vit

Mjeku Pëllumb Pipero ka deklaruar në emisionin “Provokacija” me gazetarin Mustafa Nano se  punonjësit në spitale duhet të jenë më të kujdesshëm për zbatimin e protokolleve për shkak se rrezikojnë të kthehen në vatër infeksioni. “Spitalet janë më të ekspozuarit. Por spitali nuk duhet të krijojë mundësi për transmetimin e virusit. Në spitale është më e domosdoshëm zbatimi i protokolleve. Spitali është vendi më i rrezikuar. Virusi nuk ikëm se duam ne. Ose do dalë një vaksinë ose do ikë si Sarsi. Sa më shumë kohë kalon na mbushet mendja se nuk është si viruset e tjera respiratore”

Pipero foli edhe për pushimet, duke theksuar se ato do të bëhen normalisht, duke ruajtur një distancë nga të tjerët, ndërsa zbuloi se vetë ai do pushojë në Dhërmi. Ai siguroi se virusi nuk mund të merret nëse dikush pështyn në ujin e detit, duke theksuar se ai nuk transmetohet përmes ujit.

“Pushimet nuk do jenë si një vit më parë. Këtë vit nuk do pushojmë për qefin e dynjasë por për veten, do bëjmë qef më shumë se një vit më parë. Në rast se ruajmë distancat e shmangim virusin. Duhet të shmangen lokalet e natës por duhen zbatuar protokollet me distancë mes çadrave, të mos grumbullohemi në restorant dhe në breg të detit Nëse has në pështymën e dikujt në ujin e detit nuk e merr virusin. Virusi nuk transmetohet përmes ujit.  Edhe unë do i bëj pushimet në Dhërmi. Nuk do ikim të gjithë në një kohë. Ka studime që thonë se me ngritjen e temperaturës ulet transmetueshmëria dhe ajo është ulur. Por shifrat janë shtuar sepse është shtuar transmetueshmëria. Nëse do ishim të hapur në mars, numri do ishte më i lartë. Asnjë nga ne nuk bën dot parashikime. Do ishte mirë të shpëtonim prej opinioneve dhe të merremi me fakte. Në bazë të fakteve që shohim përditë po i themi këto që themi”, tha Pipero.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME