Categories Lajme

A pati takim kokë më kokë Basha-Rama sot në Rinas?

Fax News ka siguruar pamjet kur kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha janë larguar sot nga aeroporti i Rinasit, në një distancë kohore prej dy minutash mes tyre, ndërkohë që ka aludime se mund të kenë pasur një takim në sallën VIP, në prani të komisionerit për zgjerimin Olover Varhelyi.

Rama dhe komisioneri patën një konferencë të përbashkët mes tyre, ndërkohë që Basha e ka takuar Varhelyi në ambientet e brendshme të Rinasit, ku padiskutim fokusi i bisedës ka qenë mbajtja e zgjedhjeve të së dielës.

Sa i takon zgjedhjeve, komisioneri për zgjerimin tha se duhet të hetohen të gjitha pretendimet e palëve sa i takon fenomenit të blerjes së votave dhe rezultatit final të zgjedhjeve.

“Ne kemi një ambasador vërtetë shumë të mirë në Shqipëri, kështu që ne jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe për zgjedhjet, jam shumë i kënaqur për punën që ai po bën. Unë kam ndjekur dhe atë që ka thënë OSBEODHIR, pas një fushate të zjarrtë ne na duhen rezultate të qarta.

Ne duhet të shohim të gjitha parregullsitë, qoftë edhe pretendimet për blerjen e votave. Ne na duhet që Kuvendi të nisë nga puna shumë shpejt, pa një Kuvend të plotë nuk mund të bëhen reformat.

Në rast se do të hapet konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë, puna duhet të përshpejtohet, në të gjithë duhet të shohim rezultatet e procesit të apelimit, dhe shpresojmë që Shqipëria të ecë përpara”, tha Varhelyi.Faxweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME