Monika Kryemadhi deklaron se LSI ka qenë të gatshme për të shkuar në zgjedhje që në shkurt të këtij viti kur mori vendimin për djegien e mandateve parlamentare.
E ftuar në RTV Ora, Kryemadhi tha se forca politike që ajo drejton është e gatshme në çdo kohë për të garuar në një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.
Kryemadhi: Partia jonë ka qenë e gatshme për zgjedhje që ditën që ka marrë vendimin për të djegur mandatet. E vetmja zgjidhje për ta shpëtuar nga kolapsi dhe kriza janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe të menjëhershme. Në këtë mënyrë çlirohet PS nga gjithë kjo kapje nga krimi i organizuar se PS nuk është Rilindja. PS është marrë peng nga një grup i caktuar interesash ekonomike, financiare të lidhura me pastrimin e parave, të rrjeteve të caktuara kriminale ndërkombëtare. Sikur dje të ishin zgjeshjet LSI është e gatshme për zgjedhje, sikur nesër të ishin zgjedhjet LSI është e gatshme. Sikur sot sapo të dal nga studioja juaj, ne jemi të gatshëm. Mënyra e të protestuarit nuk është thjesht mitingje të mëdha, prostesta është e përditshme. Njerëzit në takime të vogla flasin shumë më shumë se Rama ik!
Kryemadhi tha se opozita po bën gati një platformë, të cilën do ta prezantojë për qytetarët.